Albspirit

Media/News/Publishing

Elona Agolli: Ati im Dritëro

 

Ati im Dritëro,
Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj . E mallkuara të mposhti ; të mposhti fizikisht e përkohësisht.
Dritëroi po fle ,dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka .
Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.
Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken .”
Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.
Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .

” Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”. gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.

Please follow and like us: