Horoskopi i muajit shkurt, parashikim i astrologes Susan Miller
Horoskopi për muajin shkurt sipas astrologes së njohur Susan Miller.
Dashi
Që prej 28 janarit, Marsi është në shenjën tuaj në një pozicion për t’u pasur zili. Pritët dy vite për këtë privilegj dhe Marsi do t’ju favorizojë, deri në datën 9 mars. Astrologët e lashtë shkruanin se Marsi në shenjën tuaj është një avantazh i fuqishëm, sepse i vë interesat tuaja në plan të parë dhe ju jep guxim të prezantoni idetë tuaja me këmbëngulje dhe pasion. Në fillim të shkurtit do të keni një jetë sociale të gjallë dhe të larmishme. Dielli po ngroh sektorin tuaj të miqësisë dhe hëna e re e 27 janarit i jep dritë Marsit në shenjën tuaj, duke ju dhënë shumë energji dhe shumë vetëbesim. Më 3 shkurt, Afërdita hyn në shenjën tuaj për të qëndruar deri më 6 qershor. Ky qëndrim i gjatë vjen për shkak se Afërdita do të kalojë në prapavijë në 5 mars, duke i dhënë fund prapavendosjes më 15 prill dhe do të rikthehet në fuqinë e mëparshme më 18 maj. Prapavendosja e Afërditës do të thotë se nëse doni të bëni ndryshime në pamjen e jashtme, duhet ta bëni tani, ose të prisni deri në mars. Kur bën ndryshime, është mirë të kesh Afërditën në fuqi të plotë, jo në prapavendosje. Kështu që blini ca rroba dhe këshillohuni me parukierin. Gjatë javës së parë të shkurtit do të keni një magnetizëm të shkëlqyer, sepse Marsi dhe Afërdita do të jenë në pozicionin më të mirë në shenjën tuaj. Do të jeni më joshës së kurrë, kështu që mund të flirtoni me sukses si me partnerin, ashtu edhe me njerëz të rinj, nëse jeni vetëm. Ky muaj pret dy eklipse: më 10 dhe 26 shkurt, që shënojnë gjithmonë një fillim të ri. I pari, një eklips i plotë hëne do të bjerë mbi shenjën e Luanit, shtëpia juaj e dashurisë së vërtetë. Në këtë aspekt të jetës do të jetoni një zhvillim të madh, si përshembull, lidhja që keni nisur mund të bëhet serioze e madje, mund të flitet edhe për martesë. Ky eklips kaq afër Shën Valentinit do t’ju sjellë shumë dashuri. Nëse jeni single, rreth datave 10-14 shkurt, mos rrini brenda; dilni dhe njihni njerëz të rinj. Ky eklips është i mrekullueshëm për ata që po kërkojnë dikë; gjasat për të gjetur dikë të ri që ju josh, janë shumë të mëdha. Saturni dhe Urani janë në pozicion të favorshëm për të sjellë një përvojë të re me prirjen për t’u bërë serioze. Eklipsi i diellit dhe hëna e re do t’ju inkurajojnë të punoni me një çështje personale, ndoshta të nisni një terapi, apo të përpiqeni të hiqni dorë nga një zakon që nuk ju pëlqen. Eklipset diellore janë shumë të fuqishme; ju ndihmojnë të kaloni frikërat dhe veset. Kërkoni ndihmë dhe s’do të keni më probleme. Ky eklips po ashtu do t’ju ndihmojë të punoni në një projekt tuajin sekret, ose të bëni takime kokë më kokë, ku mund të perfeksiononi strategjitë tuaja. Mos e harroni: Marsi në shenjën e Dashit ju bën të suksesshëm përpara çdo lloj sfide.
Demi
Hëna e re e fundit që u shfaq në fund të janarit ju ka ndritur aspektin e karrierës. Qysh në fillim të shkurtit, mund të keni bisedime serioze për një ngritje në detyrë apo një punë më të mirë. Është periudha më e rëndësishme e vitit për karrierën tuaj. Punët që do t’ju ofrohen sjellin ndryshime të mëdha për aspektin profesional. Kështu që shqyrtojini seriozisht. Po kështu, marrëveshjet private do të jenë shumë të volitshme për ju; planeti juaj sundues Afërdita do të jetë shumë pranë Marsit, gjë që do t’ju mbushë me ide brilante që do të vlerësohen nga njerëz të rëndësishëm. Në fillim të muajit do të keni gjithashtu shumë veprimtari brenda dyerve të mbyllura. Mund të përsosni një plan ose një strategji të re për t’ia prezantuar më pas të tjerëve. Por duhet të prisni një muaj për këtë, sepse më 10 mars, planeti i Marsit do të zhvendoset në shenjën tuaj, duke jua favorizuar çdo veprim të mëtejshëm. Diçka shumë interesante këtë fillim muaji do të jetë edhe Afërdita që orbiton afër Marsit, duke hapur rrugë për një romancë ‘klandestine’. Sigurisht, nuk do të jetë ide e mirë nëse jeni në një marrëdhënie, sepse ky sekret do të dalë sheshit sapo Marsi të zhvendoset plotësisht në shenjën tuaj, më 10 mars deri më 21 prill. Ky muaj do të jetë vendimtar për ju. Dy eklipse janë në ardhje dhe kjo sjell ndryshime të mëdha. I pari, eklipsi miqësor i hënës, më 10 shkurt, do të përqëndrohet tek shtëpia dhe familja. Më në fund nund të vihet në zbatim një projekt lidhur me këtë aspekt, të cilin po e përgatisni prej kohësh. Nëse doni të ndryshoni shtëpi, eklipsi mund t’ju sjellë menjëherë një mundësi të mirë, në vendin e duhur dhe me çmimin e duhur. Nëse jeni shqetësuar për një familjar, me shumë gjasa, mamaja ose babai, tani do t’i jepni zgjidhje. Urani është aktiv, kështu që shumë shpejt, do të keni lajme të reja! Më 26 shkurt eklipsi diellor dhe hëna e re do t’ju sjellin javë plot veprimtari shoqërore dhe kjo do të jetë shumë pozitive për ju. Mund t’ju ftojnë në një event të madh, të bukur, si dasmë, party apo të tjera festa. Neptuni do të jetë afër këtij eklipsi, duke i dhënë një prekje magjike çdo eventi ku do të merrni pjesë. Gjithashtu do të bënit mirë të ndiqnit një panair apo një event sportiv; është e rëndësishme për ju që të socializoheni. Mund t’ju jepet mundësia të shfaqni një aftësi, askush më parë nuk e njihte. Nëse keni për të nënshkruar kontrata, mos e bëni në kohën e këtij eklipsi; mund të jetë i mirë për t’u socializuar, por jo për vendime të mëdha. Romanca do të jetë shumë e gjallë në ditët e para të shkurtit, kur planeti juaj sundues, Afërdita, do të zhvendoset drejt Marsit, “të dashurit” të vet kozmik. Kjo do t’ju favorizojë nëse do t’ju prezantojnë dikë. Shën Valentini është pak ditë pas eklipsit të 10 shkurtit, kështu që ju dhe i dashuri juaj, do të mund ta festoni dashurinë në mënyrën më të mirë.
Binjakët
Ky do të jetë një muaj kyç për të nxjerr në pah aftësitë tuaja komunikuese pasi të dyja shtëpitë; e 3-ta dhe e 9-ta do të jenë pozicionuar mjaft mirë për të drejtuar një debat në nivel intelektual, ose për të bërë nje shkrim në gazetë. Çdo fushë që ka të bëjë me komunikimin do të jetë shumë e favorizuar këtë muaj. Në datat 27-31 janar mund t’ju jetë kërkuar që të mbani një fjalim publik, gjë që ka mundësi të përsëritet prapë. Të shkruarit, të folurit, kërkimet, redaktimet, përkthimet apo negociatat janë specialiteti juaj, si dhe pikat ku do mbështeteni përgjatë muajit. Megjithatë, potencialin e plotë tuajin do ta shpalosni gjatë datës 10 shkurt, e cila përkon me eklipsin hënor. Bëni kujdes, pasi eklipset përgjithësisht paralajmërojnë një kthesë të fortë në jetën tuaj. Sinkronizimi në mënyrë perfekte midis Saturnit në Shtëpinë e Bashkëpunimit dhe Uranit në Shtëpinë e Shoqërisë do të bëjë të mundur që të mbështeteni nga një grup shumë i madh njerëzish. Një shok apo një koleg mund t’ju hapë një rrugë të re në profesionin tuaj. Eklipsit diellor i datës 26 do ndriçojë Shtëpinë tuaj te 10-të të Famës dhe Çmimeve, duke bërë të mundur që karriera juaj të marrë një drejtim të ri. Ju do të keni mundësi të tregoni maksimumin tuaj në aspektin kreativ. Prania e planetit Mars te Dashi do bëjë të mundur që ta gjeni veten në grupe të mëdha njërëzish, si nëpër evente bamirësie apo mbrëmje pune. Përgjatë të gjithë muajit, Mërkuri, planeti juaj udhëheqës do të jetë në pozicion mjaft pozitiv dhe ky është një lajm shumë i mirë. Data 16 do të jetë perfekte për të nënshkruar një kontratë, pasi Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në një kënd mjaft të favorshëm. Shën Valentini do të jetë i paharruëshëm këtë vit për Binjakët. Mund të shkoni jashtë qytetit për një darkë romantike, ose ta festoni në shtëpi, nën dritën e qirinjve.
Gaforrja
Këtë muaj, e gjithë vëmendja juaj do të fokusohet tek karriera; do të korrni shumë sukses gjatë intervistave apo takimeve të ndryshme që do të keni. Kombinimi perfekt midis Marsit dhe Venusit në fillim të shkurtit do t’ju japë mundësinë të njiheni me shumë njerëz me influencë. Edhe përgjatë fillimit të muajit do ta ndieni prezencën e hënës së re të 27 janarit, e cila hapi një portë të re në Shtëpinë tuaj të 8-të të Parave, çka do të sjellë diskutime mbi përqindje komisioni, reduktime kuotash apo nënshkrime për rritje rroge, taksa, investime. Gjithashtu mund të keni një ofertë për ngritje në detyrë, që përkthehet në një rritje të mundshme rroge. N.q.s keni ndërmend të hapni një biznes tuajin, që në fillim të muajit filloni të bëni kërkimet për burime financiare, si kredi apo hua të ndryshme. Paraqitja profesionale do të jetë në nivelet më të larta këto kohë, çka do t’ju sjellë sukses të garantuar në gjetjen e fondeve për të realizuar ëndrrën tuaj. Në datën 10 shkurt, eklipsi i Hënës së Plotë do të bëjë që e gjithë energjia juaj të fokusohet tek të ardhurat financiare si paga apo fitimet ekstra. Të gjitha bisedat rreth parave janë pasojë e rritjes në detyrë si dhe punës së mirë që keni bërë përgjatë këtyre viteve. Duke qenë se hëna është planeti që drejton shenjën tuaj, efekti i eklipsit do të ndihet më shumë nga të gjitha ju Gaforre. Eklipsi diellor i datës 27 do bëjë të mundur që të ndërmerrni një udhëtim të largët. Kjo hënë e re do të zgjojë një shpirt të ri aventure tek ju, kështu që bëni gati valixhet. Ndikimi i Neptunit do të jetë dominues duke bërë që të inspiroheni nga çfarëdo që ju rrethon. Fundi i muajit do të sjellë gjithashtu një angazhim të ri në fushën akademike apo kalimin me sukses të një testi. Për ata që punojnë në gazetari ose televizion, data 26 do të shënojë një kthesë të fuqishme në profesionin tuaj, e cila do t’ju japë mundësinë të shfaqni talentin, si dhe të provoni se mund të përballoni projekte më komplekse. Mbajini mend datat 21 dhe 23, pasi janë janë perfekte për nënshkrimin e çdo lloj kontrate që ka të bëjë më stabititetin dhe planet afatgjata. Shën Valentini është të martë, por mendoni ta festoni gjatë datave 11-12, pasi hëna do të jetë pozicionuar në Virgjëreshë, pozicion ky mjaft i favorshëm për Gaforren. Data 14 shkurt do të jetë një ditë pozitive në përgjithësi, pasi Dielli dhe Saturni do jenë pozicionuar në harmoni, kështu që premtimet e dhëna në këtë ditë do mbahen.
Luani
Me ardhjen e muajit, do të filloni të mendoni më shumë për partnerin tuaj në dashuri ose biznes. Nëse ndiheni gati për t’u fejuar, hëna e re e 27 janarit, që do të vazhdojë të jetë shumë e fortë edhe në muajin shkurt, do t’ju shtyjë të filloni të planifikoni një dasmë madhështore. 14 shkurti mund të jetë dita kur do t’ju japin unazën me diamant, kjo falë eklipsit të plotë të hënës në shenjën e Luanit më 10 shkurt. Eklipset shpesh ndryshojnë planet dhe prioritetet. Hëna e plotë tek Luani do t’ju sjellë gjithnjë në qendër të vëmendjes, por një eklips i plotë i hënës, paralajmëron një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën tuaj; një investim i zgjuar apo një surprizë. Një lajm i papritur jo vetëm do t’ju lumturojë, por do t’ju ndihmojë të vendosni themelet për të ardhmen tuaj, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një lidhje të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje, shumë shpejt do të merrni lajme të papritura nga partneri. Nëse nuk jeni me dikë dhe nuk keni ndërmend të martoheni tani afër, mund të kërkoni një bashkëpunëtor, partner në biznes, agjent ose menaxher që do t’u ndihmojë të ecni përpara. Me shumë gjasa, do të ndërmerrni një udhëtim të rëndësishëm këtë muaj, ose do të punoni me shtetas të huaj nëpërmjet email-it, telefonit apo ndërmjetësve të tjerë. Me siguri, kjo eksperiencë do t’ju pëlqejë shumë. Edhe pse shkurti favorizon çiftet, nëse jeni beqarë, ky muaj do t’ju japë të gjithë energjinë e duhur për ta ndryshuar statusin. Shkurti parashikon dhe të ardhura të kënaqshme, nëse keni lidhje me artin ose muzikën. Në të kundërt, tregohuni shumë të kujdesshëm. Shenja juaj drejtohet nga Dielli, prandaj gjithçka që përfshin Diellin, është shumë e rëndësishme për ju. Këtë muaj kemi katër: më 9 shkurt Dielli dhe Urani do të lidhen bukur, duke ju surprizuar figura mjaft autoritare. Më 11 shkurt Dielli dhe Jupiteri do të jenë në sinkron, me gjasë kjo do të jetë dita më e bukur e muajit, kur udhëtimi dhe marrëveshjet kontraktuale do t’ju shërbejnë për mirë. Më 13 shkurt Dielli dhe Saturni do të mbështesin njëri-tjetrin, duke ju dhuruar stabilitet. Më 26 shkurt Dielli dhe Neptuni do të afrohen shumë, duke ju nxitur më tej imagjinatën. Ende nuk jeni të emocionuar? Ky muaj mund të ndryshojë gjithçka!
Virgjëresha
Ky do të jetë një muaj i zënë, teksa shkurti fillon, hëna e re në Ujor do të nxisë veprimtarinë e përditshme në zyrë, studio, ose laboratorin ku ju punoni, dhe do t’ju shtohen shumë detyra të reja. Projektet e reja në të cilat jeni duke punuar do t’ju çojnë në një fushë të re, ndoshta në një nga këto fusha të tilla si: bota dixhitale, aplikacionet dhe përparim software, realiteti virtual, telekomunikacioni, kërkimet mjekësore ose hapësinore, dhe ndoshta edhe në astrologji. Saturni do të marrë atë çka është e dobishme nga e kaluara, do e ruajë atë, dhe pastaj do t’ju ndihmojë për të formuar një bazë për të ardhmen. Ky muaj do t’ju sjellë risi dhe progres dhe do t’ju ndihmojë të siguroni një bazë për një të ardhme të re e të qëndrueshme. Me pak fjalë, origjinaliteti dhe progresi do t’ju japë më shumë siguri në nismat tuaja. Fillimi i shkurtit do të ishte koha e duhur për të filluar palestrën. Nëse vendi ku jeni tani ju është bërë monoton, konsidero frekuentimin e një palestre të re ose klase të re në palestrën ku ju jeni anëtarë tani. Regjistrohuni në një sport të ri, ose gjeni aktivitete sportive që mund t’i kryeni jashtë në natyrë, në fillim të shkurtit. Fokusohuni tek shëndeti juaj, bëni një vizitë për sytë dhe dhëmbët ose flisni me një terapist ose psikolog për shëndetin tuaj mendor. Një pjesë e mirë e muajit do të përqëndrohet tek financat tuaja, do të keni më shumë shpenzime sepse do t’ju duhet të paguani taksa dhe të tjera detyrime, por do të keni të ardhura të shumta që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt. Një shumë e majme parash do të derdhet në llogarinë tuaj bankare, pra pavarësisht shpenzimeve, financat do të jenë goxha të favorshme gjatë muajit shkurt. Nëse doni të blini një apartament ose shtëpi apo të shisni një, ky është muaji i duhur për ta bërë, me çmimin që ju keni në mendje. Në 26 shkurt të dashuruarit do ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel dhe do të ndihen gati për t’iu përkushtuar partnerit/es. Nëse martesa nuk është në planet tuaja afatshkurtra, do të keni ndryshime pozitive në biznes. Për të gjithë personat e shenjës së Virgjëreshës që nuk e kanë gjetur ende shpirtin binjak, mund të gjeni dashurinë këtë muaj. Nëse takoni dikë të veçantë ditën e Shën Valentinit, mos iu ndani!
Peshorja
Shkurti është padyshim muaji i zemrave dhe për ju do të jetë një prej muajve më magjikë për shijimin e dashurisë. Terreni është përgatitur që prej Hënës së Re të 27 janarit, ndaj, që në ditët e para të muajit, mundësia për të përjetuar një romancë të jashtëzakonshme është mjaft e madhe. Gjatë javës së parë të shkurtit, Afërdita dhe Marsi do të orbitojnë në sektorin tuaj të martesës dhe prindërimit. Ky është një avantazh i madh. Këto dy planete duan shumë të jenë bashkë, por kjo ndodh shumë rrallë dhe tashmë që ata janë bashkë, do të ketë shkëndija. Urani udhëheq shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, ndaj të gjitha Peshoret, do ta shijojnë së tepërmi 9 shkurtin, ditë kur Urani do t’i çojë rreze të arta diellit; po ashtu, edhe 10 shkurtin, kur Jupiteri në Peshore do të bashkëpunojë me Diellin në Ujor. Eklipsi hënor i 10 shkurtit do të jetë në Luan dhe do të drejtojë vëmendjen tuaj drejt miqve. Marrëdhënia juaj me një mik është gati të ndryshojë, sepse personi në fjalë mund të martohet, të ndërrojë shtëpi, ose do të japë një lajm që do ta ndryshojë automatikisht marrëdhënien tuaj. Eklipset kanë tendencën të sjellin ndryshime në jetë që do t’i mbajmë mend për një kohë të gjatë. Megjithatë, ky eklips është i ëmbël, ndaj miku/mikja juaj mund të bëjë diçka vërtet prekëse për ju. Në të njëjtën kohë, mund të merrni pjesë në nëj event special përgjatë fundjavës së 11-12 shkurtit, ku do të jenë edhe shumë njerëz të tjerë interesantë. Do të jetë shumë argëtuese dhe nëse jeni beqarë, mund të njihni një person që mund t’ju interesojë. Nëse jeni çift, do të mahniteni, sepse partneri mund t’ju propozojë. Më 14 shkurt, Shën Valentini do të sjellë Hënën në Peshore, duke e bërë këtë një natë magjike për ju. Nëse jeni në një çift dhe të dy jeni gati për një fëmijë, atëherë nuk keni më arsye për të pritur. Nëse keni nevojë për ndihmën e një specialisti të fertilizimit, atëherë lëreni takimin po këtë muaj. Ky muaj ka dy eklipse dhe i dyti, më 26 shkurt, do të sjellë ndryshime të shumta në çështjet e punës. Gjithashtu mund të zbuloni edhe një sekret, si përshembull që dikush mund të largohet nga puna. Pavarësisht gjithçkaje, të gjitha ndryshimet do të jenë në interesin tuaj. Ndërkohë, Neptuni do të luajë një rol të rëndësishëm dhe do t’ju sjellë një sërë projektesh që kanë nevojë për kreativitetin tuaj. Kur t’i filloni këto projekte, bëni shumë pyetje, pasi ju apo kolegët tuaj, mund të hasin disa vështirësi në kuptimin e gjërave që nevojiten. Të siguroheni për gjithçka që në fillim, do t’ju kursejë shumë kohë në të ardhmen.
Akrepi
Këtë periudhë do të jeni çuditërisht të zhytur në punë, pasi Marsi, udhëheqësi juaj, do të ndriçojë sektorin e karrierës suaj me shumë projekte të reja dhe ekzaltuese. Megjithatë, këtë muaj nuk bëhet fjalë vetëm për projekte të reja, por për mënyrën sesi e keni ngritur deri më sot punën, si dhe për duartrokitjen ose shpërblimin që do t’ju vijë me eklipsin e 10 shkurtit. Kupidi gjithashtu do t’ju ketë nën vëzhgim, ndaj me siguri, do të jeni shumë të kënaqur me ndryshimet që do të ndodhin pas 26 shkurtit. Nga karriera do të keni lajme të shkëlqyera pas eklipsit të 10 shkurtit, kur me siguri do të keni një arritje të madhe profesionale. Ky eklips do të ndriçojë sektorin tuaj të nderimeve dhe arritjeve, ndaj emri juaj do të dëgjohet shpesh. Hëna e Re do të kristalizojë vite të tëra pune në një pako të madhe, të mbështjella me një fjongo të mrekullueshme. Ky eklips i Hënës së Plotë do të sjellë një trekëndësh të rrallë harmonie në qiell. Kjo do të jetë mundësia juaj për të rritur rrogën në mënyrë të ndjeshme, si për të rritur ndikimin tuaj dhe për të marrë më shumë fuqi. Situata e jetesës gjithashtu do të jetë në mendimet tuaja. Do të keni disa mundësi të punoni lidhur me ndryshimet në shtëpi dhe familje dhe do të shihni progres që në fillim të muajit. Duke marrë parasysh ndryshimet e mëdha që po ju vijnë në karrierë dhe rritjen e të ardhurave, mund të ndryshoni shtëpi duke qenë se tashmë do t’i keni mundësitë. Nëse duhet të rinegocioni qiranë, të kërkoni një shtëpi të re, të blini mobilje apo ndryshime të tjera, kjo është koha e duhur. Romanca gjithashtu mund të ketë ndikim të madh në eklipsin diellor të 26 shkurtit. Dielli, Hëna e Re, Mërkuri dhe Neptuni do të mblidhen në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për ju , veçanërisht nëse jeni beqarë. Nëse vërtet do të njiheni me dikë, niseni lidhjen me ngadalë, pasi Neptuni mund t’ju mjegullojë shikimin. Mund të mendoni se dini gjithçka për atë person dhe vetitë e tij të mrekullueshme edhe mund të jenë të vërteta, por, deri sa ta dini me siguri këtë, më mirë mbrojeni zemrën tuaj. Eklipset e Hënës së Re kanë tendencën të sjellin një mënyrë të re jetese dhe hapin kështu edhe rrugë të reja. Rrallë mund të keni pasur një ndihmë të tillë kozmike për të gjetur një dashuri jetëgjatë, ndaj dilni nga shtëpia dhe lëvizni. Nëse jeni në një çift, mund të jeni gati për një fëmijë. Nuk jeni ende gati? Atëherë mund të punoni për një projekt shumë të rëndësishëm kreativ që do t’ju ndezë imagjinatën dhe që do t’u tregojë të gjithëve që e keni pasur që në fillim atë që duhet për të qenë të mëdhenj.
Shigjetari
Ndërkohë që muajt kalojnë, duhet të konsideroni të bëni një ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj. Hëna e Re e 27 janarit po ju orienton ngadalë drejt një fundjave të këndshme që do ju bënte shumë mirë. Arsyeja e udhëtimeve që do bëni duket të jetë thjesht për të kaluar mirë, por duhet të dini që shtëpia e pestë e dashurisë do ndriçojë shumë këtë muaj. Venusi dhe Marsi ndodhen pikërisht në vijën ku duhet të ishin për ta dërguar aftësinë tuaj tërheqëse në nivele që s’i keni arritur më parë. Nëse jeni beqarë, me shumë mundësi do njihni dikë interesant në festën e rradhës ku do jeni të ftuar. Ndërkohë që për ata që janë në një marrëdhënie, ky do jetë muaji kur do e gjeni partnerin në në një gjendje romantike dhe çdo hap që do bëni për ta surprizuar do kompensohet disa herë më shumë. Dita e Shën Valentinit do jetë dita kur këto ndjesi romantike do arrinë kulmin e tyre. Mbi të gjitha, kjo është një periudhë vërtet e gëzueshme, kështu që duhet të festoni duke bërë blerë gjëra të reja për sezonin që pasoon dhe të rifreskoni pamjen për të rritur vetëvlerësimin. Dhjetë ditët e para do jenë shumë të ngarkuara me punë. Mendja juaj do furnizohet me ide të reja, kështu që bëni mirë t’i ndani ato me të tjerët. Nëse jeni i vetëpunësuar, ky është momenti që të nisni një fushatë promovimi dhe marketingu. Bëni prezantime dhe shitje, drekë me klientë, të rinj ose të vjetër. Mund të fitoni vëmendjen e njerëzve të duhur dhe të fitoni çmime prestigjioze. Në shkurt do ndodhin dy eklipse gjigande: njëri në 10 shkurt që do ju orientojë drejt një vendi të huaj. Mund të merrni përsipër një detyre jashtë shtetit ose mund të udhëtoni përtej detit për të marrë pjesë në një projekt. Personi që do jua ofrojë këtë mundësi do jetë një miku juaj. Ky eklips do jetë gjithashtu një lajmëtar i mirë. Surpriza do vinë pa paralajmërim dhe nëse keni qenë duke kërkuar një projekt, ky është momenti për ta fituar atë. Duke qenë se Jupiteri do jetë në anën tuaj, të gjitha ofertat në para do jenë të majme. Saturni po tregohet mbështetës gjithashtu duke ju dhënë një dorë të mirë në biznes. Një eklips kaq miqësor nuk ndodh shpesh! Eklipsi i dytë, ai i 26 janarit, mund të ketë një efekt masiv në vendin ku do jetoni, në stilin tuaj ose tek personat me të cilët jetoni. Mbani në mendje të bëni një sigurim shtëpie për të shpëtuar nga një incident i mundshëm që mund të ndodhë në shtëpinë tuaj. Meqënëse ky është një muaj shumë kreativ, është dhe periudha kur mund të bëni ndryshime në dizenjimin e shtëpisë tuaj. Nëse nuk do e shfrytëzoni në këtë aspekt, atëhere organizoni një festë për të gjithë miqtë tuaj!
Bricjapi
Gjëja e parë që duhet të bëni këtë muaj ëahtë të kërkoni ngritje në detyrë pasi hëna e re e 27 Janarit hapi një derë tjetër në karrierën tuaj. Pozicionimi mëse i përshtashëm midis Uranit dhe Saturnit do t’ju ndihmojë që të hidhni hapa të sigurt. Hëna e re do të pasohet nga dy eklipse, ku i pari do të jetë në datën 10 shkurt në shenjën e Luanit çka do të sjelli një ndryshim në prioritetet tuaja duke bërë që paratë të kalojnë në plan të parë. Mund të merrni një kredi, ndihmë financiare, të hipotekoni ose një hua studentore. N.q.s jeni duke diskutuar për ndryshim pozicioni në punë është mirë që të merrni në konsideratë çdo pikë të marrveshjes si komisionet, pagesat ekstra apo ditët e pushimeve. Jupiteri, planeti i fatit dhe dhuratave është në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës çka do të bëjë të mundur që paratë të vijnë drejt e tek ju. Prania e Marsit dhe Venusit në shtëpinë e 6-të do të bëjë që familja të jetë gjatë të gjithë muajt prioriteti juaj më i madh. Mund t’ju duhet që të kujdeseni për një nga prindërit apo ndonjë pjestar të familjes. Në fund të muajit do të ishte mirë të merni në konsideratë organizimin e një festë pasi është koha më e mirë për ta shijuar plotësisht. Nëse jeni duke menduar për shpërngulje apo rinovim të shtëpisë, Venusi do të japi ndihmën e saj në gustot tuaja. Edhe pse mund ta keni axhendën të ngjeshur, eklipsi diellor i datës 26 do të sjelli një mundësi fantastike për të bërë një udhëtim të shkurtër. Mundohuni të zgjidhni një vend më borë apo afër ujit pasi hëna e re, Dielli, Mërkuri dhe Neptuni do të zhvendosen në shenjën e Peshqve, që është dhe një nga tre shenjat e ujit. Dihet që eklipset sjellin evente të cilat kanë ndikim afatgjatë në jetë prandaj në eklipsin e dates 26 mos u nxiton të nënshkruani kontrata të panalizuara më parë pasi pasojat mund të jenë jo fort të mira për të ardhmen. Përpiquni që të konsultoheni më parë me një avokat dhe do ta falenderoni veten më vonë.
Ujori
Jeni në periudhën e ditëlindjes tuaj dhe ju presin gjëra të mëdha. Hëna e re ju hap rrugë dhe ju jep energji në sferat që ju interesojnë. Filloni hidhni hapat e parë për të arritur synimet tuaja dhe do të jeni shumë pranë realizimit të ëndrrës tuaj më të madhe. Merrini gjërat shtruar, do ta arrini gradualisht atë që dëshironi. E rëndësishme është të filloni. Hëna e re është gjithçka keni patur nevojë për të nnisur një rrugëtim të ri, qoftë biznes apo në jetën tuaj personale. Veprimet tuaja do të peshojnë më shumë se kurrë dhe do të japin rezultatet e tyre afatgjata. Nuk ka kohë për hezitime, kapeni jetën me të dyja duart dhe filloni! Një marrëdhënie shumë e rëndësishme për ju, në dashuri ose biznes, do të arrijë pikën kulminante ashtu siç dëshironi. Dita e Shën Valentinit mund të jetë surprizuese për ju, mund të merrni një propozim për fejesë ose martesë, ose mund të fitoni një partner biznesi të rëndësishëm. Diçka do të ndodhë plotësisht jashtë kontrollit tuaj në një pjesë tjetër të jetës, por mund të sjellë ndryshime mjaft pozitive në marrëdhënien tuaj. Nëse po planifikonit për të bërë diçka tani afër, axhenda juaj do të ndryshojë dramatikisht. Gjatë muajit do të keni mundësi për të udhëtuar dhe afërsia e Marsit me Afërditën do t’ju sjellin romancë të paimagjinueshme. Beqarë ose të martuar, dhurojini vetes mundësinë për të udhëtuar të paktën dy fundjava gjatë këtij muaji dhe do të përmirësoni jetën me bashkëshortin ose do të gjeni personin e duhur nëse tregoheni mjaftueshëm spontanë. Në fund të muajit përpiquni të tregoheni të kujdesshëm, shmangni në çdo mënyrë drejtimin e makinës dhe përdorimin e telefonit në të njëjtën kohë. Fundi i muajit ju favorizon nga ana financiare, do të keni mundësinë të shpalosni talentet tuaja dhe të paguheni mirë. Sa i takon karrierës, reputacioni juaj do të jetë në rritje.
Peshqit
Gjatë fillimit të shkurtit, ju do të jeni në gjendje të qetë meditimi. Ditëlindja juaj po vjen , prandaj është mirë të planifikoni diçka paraprakisht. Si Peshq, ju pëlqen të jeni të rrethuar nga njerëzit, por ju gjithashtu keni një nevojë të barabartë për të qenë vetëm, për ta shpërqëndruar veten nga shqetësimet – si tuajat dhe ato të të tjerëve, pasi ju jeni gjithmonë një dëgjues i gatshëm. Merrni kohën të imagjinoni jetën tuaj i të ishte një film që ju e drejtoni. Çfarë duhet të bëjë protagonisti dhe si mund të ketë sukses në krijimin e një viti përrallor? Java e parë e muajit shkurt do të jetë një kohë ideale për të për të lënë takimin e rradhës për kontrrollin e përvishëm shëndetësor, dhe nëse keni patur probleme me humorin, mos hezitoni të lini një takim te psikologu. Ideja është që të hyni në ditëlindjen tuaj me një trup dhe mendje të pastër, ose, nëse kjo nuk është e mundur, me një plan për të punuar në drejtim të ndërtimit të balancit perfekt. Ka të ngjarë që situata juaj në punë të ndryshojë në mënyrë të mrekullueshme në eklipsin e potë të hënës ne datën 10. Ju jeni duke përjetuar një kohë plot krijimtari, pasi sundimtari tuaj, Neptuni, planeti i imagjinatës, do të vizitojë Peshqit deri në 2026, një vend që e mori në vitin 2011. Projekti që vjen në këtë muaj do të jetë prestigjioz dhe me pagesë shumë të mirë. Ky eklips do të formojë një trekëndësh të artë në mesin e yjeve, që lidh suksesin profesional dhe rrit financat dhe sjell angazime te reja. Ky duhet të jetë lajm i mirë, sepse me Mars-in marramendës nëpër shtëpinë tuaj të dytë të financave, shpenzimet tuaja kanë qenë të larta. Jepni maksimumin në këtë projekt sepse ai do të jetë pjesë e rritjes tuaj të shpejtë në karrierë. Ju keni qenë duke punuar me Saturnin, mësuesi i madh, në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderit për dy vjet, dhe keni ende pothuajse një vit për të mbaruar. Deri në fund të vitit 2017, ju do të shihni shpërblimin për gjithë punën e madhe që ju keni bërë deri tani. Një moment edhe më i madh do të mbërrijë me eklipsin diellor të hënës të re në 26 Shkurt. Kjo ngjarje diellore do të jetë edhe më e rëndësishme për ju se e para, sepse ky eklips do të jetë në shenjën tuaj. Neptuni do bashkojë Diellin dhe Hënën, duke hapur një rrugë të re në javët dhe muajt e ardhshëm. Pamja juaj mund të ndryshojë duke pasqyruar me saktësi ndryshimet emocionuese që po ndodhin rreth jush. Jeta juaj në shtëpi do të zhvillohet, ose ju do të dëgjoni lajme të mëdha nga familja. Një fëmijë mund të jetë pjesë e jetës tuaj. Saturni do të jetë miqësor, kështu që ndryshimet në karrierë dhe rritja e të ardhurave do ju japë siguri. Ky eklips vjen i ngarkuar me mundësi. Nëse ditëlindja juaj bie në ose brenda katër ditëve rreth 26 Shkurtit, ndryshimet do të jenë pozitivisht masive në muajt e ardhshëm.