Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-bashkëshortja e Edi Ramës: Si më ngacmonin në gjimnaz

Ish bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi ishte e ftuar këtë të diele nga Adi Krasta në emisionin “E Diell”.
Aktorja ka folur për të rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Greg Ramën. Moderatori Adi Krasta nuk nguroi ta ngacmojë edhe për kohën e gjimnazit, por Matilda u shpreh se atë e respektonin dhe maksimumi që i kanë kushtuar është vetëm një këngë.

Adi Krasta: Djemtë në atë kohë në gjimnaz…, si me thënë, ke marrë ndonjë letër dashurie?

Matilda Makoçi: Kishin respekt, jo. Më kanë kënduar një këngë.
“O Matilda o Matilda, zemra për ty më rreh tik-tak, të dua përjetë”.
Poezia është lloji më i mrekullueshëm letrar.

Adi Krasta: Dua të të bëj edhe një pyetje të fundit, t’i je aktore dhe mama.

Matilda Makoçi: Po jam dhe mama.

Adi Krasta: Është i rritur, ke informacion për jetën e tij?

Matilda Makoçi: Natyrisht që m’i thotë të tëra, sa mundet mosha e tij të tregojë. Zgjedh se çfarë më thotë.

Adi Krasta: Ne jemi plakur tashmë

Matilda Makoçi: Mosha bën të vetën, koha ikën…

Please follow and like us: