Albspirit

Media/News/Publishing

Kina ka një ‘as nën mëngë’ kundër ushtrisë amerikane

John Moody

Kandidati Donald Trump premtoi se do të sillte vendet e punës sërish në Amerikë, të rindërtonte ushtrinë dhe tregtinë amerikane  si dhe të merrte një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, e cila sipas tij ishte duke “përdhunuar” ekonominë. Presidenti Trump mund ta shohë administratën e tij tek “bie viktimë” pikërisht e këtyre politikave të punës dhe eksportit, të cilat ai i ka fyer. Por tani administrata përballet me mundësinë më se reale që Kina të ndërpresë furnizimin e Amerikës me 17 materialet e rralla të prodhimit  të avionëve të avancuar dhe sistemet e raketave.

Në mesin e projekteve të mëdha ushtarake amerikane , që vihen në rrezik nga një lojë mundshme  “ndrydhëse” e Kinës,  është programi 340 miliard dollarësh për të krijuar, nëndetëse të reja të klasit bërthamor dhe një sistem i ri elektro-magnetik për nisjen e avionëve,  të cilën marina shpreson ta përdorë për të nisur aeroplanë nga transportuesit e avionëve.

Të shtatëmbëdhjeta materialet, të njohura si elemente të rralla tokësore (BRE), janë thelbësore për prodhimin e magnete të performancës së lartë dhe të përhershme, të përdorur në të dyja llojet e sistemeve, si dhe në motorët e raketave, sistemeve GPS, imazheve satelitore ashtu edhe për produktet e konsumit si smartfonët  dhe ekranet e sheshtë televizivë.

Por tani që kandidati Trump citoi  rënien e prodhimit amerikan dhe humbjen e vendeve të punës në SHBA, Kina është në një pozicion “të rrezikshëm”, e aftë të ndërpresë furnizimin e elementeve të rralla, nëse ndjen se Trump është duke i bërë presion për çështjet tregtare dhe ekonomike.

“Absolutisht që po, Kina mund të presë furnizimin,” tha Jeff Green, një analist në industrinë e mbrojtjes në Uashington.

Kjo situatë e tmerrshme erdhi kryesisht si rezultat i  vendimit të SHBA-së për t’u mbështetur tek Kina, e cila është vlerësuar se prodhon përpunon 90 për qind të të gjitha elementeve të  rralla tokësore, të shitura për konsumatorët amerikanë, duke përfshirë edhe Pentagonin. Në vitin 1995, administrata Clinton lejoi që elemente të rrallë, në Karolinën e Veriut dhe Indiana,  të përdoreshin nga bizneset. Ata vendosën të mbështeteshin tek  Kina, duke e bërë atë si furnizuesin e vetëm me shkallë të gjerë në botë.

Zinxhiri i furnizimit ka funksionuar pa probleme deri në vitin 2010, kur flota japoneze ndaloi një anije peshkimi kineze si pjesë e një mosmarrëveshje territoriale. Kina menjëherë ndërpreu shitjet në Japoni dhe imponoi kuota furnizimi në të gjithë botën. Pothuajse brenda natës, çmimi i elementeve të rrallë u rrit me 4.000 për qind në mbarë botën, duke demonstruar aftësinë e Kinës për të kontrolluar tregun.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi , një kompani me bazë në Colorado e  quajtur “Molycorp” u  përpoq të mbante “në këmbë” prodhimin amerikan, duke përdorur një minierë dhe një fabrikë në Kaliforni . Kur Kina humbi sfidën me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe  revokoi kuotat e saj të prodhimit, çmimi i përpunimit të elemente të rralla ra  dhe “Molycorp” e gjeti veten duke përpunuar një produkt që mund të bëhej shumë më të lirë, dhe më me cilësi më të lartë, në Kinë.

Administrata e Obamas, e vendosur për të mbështetur burimet e ripërtëritshme të energjisë, nuk pranoi të shpëtonte “Molycorp”, edhe pse ishte duke investuar qindra miliona dollarë për një kompani panelesh diellorë e njohur si “Solyndra”.

Është e paqartë se çfarë mund të bëjë Administrata Trump për t’u shkëputur nga varësia nga  Kina, për të paktën një periudhë të shkurtër kohe. Këtë muaj, një gjykatë federale pritet të autorizojë një ankand për ta nxjerrë “Molycorp” nga falimentimi dhe potencialisht të ringjallë përpunimin e elementeve të rralla në Kaliforni.

Problemi është se teknologjia e prodhimit u transferua në Kinë gjatë administratës  Clinton, dhe mendohet se tanimë kinezët kanë një avantazh të pakapërcyeshëm. Në vitin 1992, lideri kinez Deng Xiaoping, ka thënë: “Lindja e Mesme ka naftë. Kina ka tokë të rrallë. ”

Implikimet e kësaj deklarate janë duke u ndjerë vetëm tani. Ato mund të përfshijnë sfidimin e një presidenti amerikan, i cili erdhi në pushtet duke premtuar se do ta bënte Kinës të qëndronte “me një këmbë”.

Please follow and like us: