“Mini Cooperi” përplaset me restorantin, vdesin 2 vajza shqiptare dhe 2 miqtë e tyre italianë
Një aksident i rëndë rrugor që ka ndodhur gjatë natës në komunën italiane Guidonia Montecelio i ka marrë jetën katër të rinjve shqiptarë.
Mësohet se ata ishin në bordin e një “Mini Cooper” që përfundoi jashtë rruge rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën Tiburtina duke u përplasur me muret e një restoranti.
Viktimat, dy djem dhe dy vajza mes 19 dhe 17-vjeç.
Viktimat janë Ambra Shaliani 18 vjeçe, shqiptare rezidente në Albuccione, Gjesika Ginaj shqiptare 19 vjeçe edhe kjo rezidente në Albuccione, si edhe dy miqtë e tyre, Federico Baldi dhe Riccardo Murdaca, të dy 19 vjeç, rezidentë në Tivoli, zona Arci.
Ata që dhanë alarmin ishin disa shoferë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u shkatërrua nga përplasja. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë dy trupa të ngecur në mjet. Ndërkohë, dy viktima të tjera fluturuan nga makina për shkak të përplasjes. Ata u gjetën 30 metra nga vendi i përplasjes.
“Ishte e tmerrshme, nuk mundëm të bënim asgjë”, thanë dëshmitarët.
Trupat u transportuan në morgun e Veranos për autopsinë që do të kryhet në orët e ardhshme.