Albspirit

Media/News/Publishing

Kozmetiket origjinale apo false, rasti Kylie Jenner

Qe Kylie Jenner do te ishte nje influencuese ne mbare boten kjo dihej, por kur ajo lancoi linjen e saj te make up-it, jo vetem qe arriti rekord shitjesh ne ceshtje minutash, por arriti te thyente edhe te madhin GOOGLE. Dhe sa here qe Kylie nxirrte dicka te re, nuanca te reja, ishin serish SOLD OUT per ceshtje minutash, dhe keshtu shume njerez nuk arrinin dot ti blinin ato. Shume shpejt industria kineze arriti te riprodhoj linjen e Kyliet por sigurisht me ingredient te tjere te cilet nuk jane as te certifikuar por mund te demtonin edhe lekuren e personit qe e perdorte.

Duke qene se ne Shqiperi po shiten shume produkte fallco per origjinale te linjes se Kylie-t, mendova te shkruaj kete postim per t’i krahasuar keto produkte dhe ndoshta te parandalohet kjo menyre mashtrimi.

Ne pamundesi per te patur produktin origjinal, mund te krahasoni nga fotot si me poshte:

1.Tek fallcot shohim qe etiketa poshte buzkuqit eshte e vendosur keq, por ne te njejten kohe ndryshon edhe shkrimi i gramatures. Gjithashtu ndryshon pozicionimi i adreses ku prodhohen produktet e Kylie. Tek origjinalet poshte afatit te skadences qe eshte perkatesisht 12 muaj, shkruan adresen Woodland, ndersa tek fallcot shkruan Dist. by King Kylie.  Jane detaje shume te vogela, por te rendesishem per te percaktuar vertetesine.

   

2. Kapaku qe hapet buzkuqi eshte transpert tek origjinalet ndersa tek fallcot mund te jete me kapak te bardhe.

  

3. Kapaku i lapsit qe shoqerohet me buzkuqin tek fallcot vjen si i harkuar, ndersa tek origjinalet ka nje vrime te vogel.

4. Tonet e syve gjithashtu jane riprodhuar nga industria kineze. Sic mund te shihet nga fotot me poshte origjinali e ka emrin e Kylie-t me bold pra me te plote dhe paleta eshte pak me e madhe. Gjithashtu ndryshon ngjyra ne te cilen eshte shenuar emri i paletes.

5. Nese e kthejme paleten nga pjesa mbrapa, do te shohim qe ketu ndryshojne shume, menyra e shkrimit, por edhe vendosja e ingredienteve.

6. Paleta origjinale shoqerohet edhe me nje kode identifikimi qe tek fallcot nuk eshte. Por krahas kodit, qe tani mund edhe ta kene, jane pjeset e shkrimit qe ndryshojne totalisht nga origjinali.

7. Verifikimi i fundit jane nuancat e ngjyrave. Po ti shohim ndryshojne shume qe ne dukje, por sigurisht edhe ne pigmentim. Tonet e syve te Kylie ashtu si e gjithe linja e saj, garanton cilesi te larte me cmime te perballueshme.

 

 

Juli Loloci

Please follow and like us: