Trump flet për marrëdhënien me Putin dhe Rusinë
Presidenti Donald Trump thotë se megjithëse e “respekton” Presidentin rus Vladimir Putin, ata mund të mos kenë domosdoshmërisht një marrëdhënie të mirë.
Në një intervistë për televizionin Fox Neës, presidenti Trump tha se “është më mirë të kesh marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISISI-it, një luftë madhore dhe në atë ndaj terrorizmit islamik kudo në botë, do të ishte diçka e mirë”. Por ai shtoi se nuk e di nëse do të merret vesh me të.
I pyetur për mizoritë e kryera nga zoti Putin në të kaluarën dhe se si mund ta respektonte presidenti Trump atë, duke njohur historinë, zoti Trump e krahasoi Rusinë me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump tha se edhe në Shtetet e Bashkuara ka plot vrasës. “Si mendoni ju, se vendi ynë është aq i pafajshëm?” tha ai sipas disa pjesëve të intervistës që Fox Neës i publikoi, para transmetimit të plotë të saj pas disa orësh.
Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, iu përgjigj këtyre komenteve në një intervistë për CNN-in, duke thënë se “nuk ka asnjë barazvlerë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit.