Albspirit

Media/News/Publishing

Assange i kërkon Britanisë dhe Suedisë t’ia kthejnë lirinë

Themeluesi i ueb-sajtit WikiLeaks, Julian Assange sot ka kërkuar nga Britania e Madhe dhe Suedia, që në përputhje me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, t’ia kthejnë lirinë, pasi siç thotë ai është “ndaluar në mënyrë arbitrare”.

“U bëj thirrje Britanisë dhe Suedisë të bëjnë gjënë e duhur, për të rifituar lirinë time”, ka shkruar Assange në një deklaratë, duke shtuar se Britania dhe Suedia po veprojnë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të përcaktuara në Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, raporton AFP.

Please follow and like us: