Flamuri origjinal shqiptar i qëndisur në vitin 1908, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston
Është qëndisur në vitin 1908, flamuri origjinal shqiptar që gjendet në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, dhe konsiderohet të jetë pararendës i flamurit që u ngrit në Vlorë, në vitin 1912.
Mbi këtë flamur ka njoftuar diplomati shqiptar Mal Berisha, i cili po qëndron në Boston këto ditë, i cili edhe ka vizituar nga afër Kishën e Shën Gjergjit, shkruan KultPlus.
“Dëshmitë e Patriotizmit Shqiptar më shumë se kudo tjetër në Botën e Re gjenden në Boston. Kisha e Shën Gjergjit, vendi ku u ngjiz patriotizmi shqiptar, vendi ku predikoi Fan Noli, vendi i Vatrës dhe Konicës, është edhe sot vendi që të gjithë ne shqiptarët, pa dallim feje e krahine, duhet të vizitojmë me respekt e veneracion. Kjo është më shumë sesa një Kishë, më shumë se një vend faljeje dhe lutjesh për ortodoksët shqiptarë. Ky është një vend që na mbledh të gjithëve, myslimanë e të krishterë, që kemi si Krye-Fe: Shqiptarizmin”, ka shkruar Mal Berisha në lidhje me këtë shtëpi fetare.