Irani: Nëse sulmohemi rrafshojmë bazën amerikane dhe Irakun brenda 7 minutave
Nëse Irani sulmohet, do të hakmerremi kundër bazës së marinës amerikane në Bahrein dhe Irakut, paralajmëroi një deputet i lartë iranian.
Deklarata vjen mes përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi sanksione të reja kundër Iranit të vendosura nga SHBA, shkruan “RT”.
“Flota e Pestë e ushtrisë amerikane ka zënë një pjesë të Bahreini dhe baza është në Oqeanin Indian, por këto pika janë të gjitha brenda gamës së sistemeve të raketave të Iranit dhe do të rrafshohen me tokë, nëse armiku bën një gabim “, tha Mojtaba Zonour, një anëtar i Sigurisë dhe Politikës së Jashtme të Komisionit Kombëtar të parlamentit iranian, të shtunën në mbrëmje.
Zonour, një ish-zyrtar i lartë në Trupat e Gardës se Revolucionit islamik, shtoi se raketat iraniane do të sulmojnë Izraelin në rast lufte të hapur.
“Vetëm shtatë minuta i duhen raketave iraniane për të goditur Tel Aviv,” tha ai.