Kërcënohet ambasadori amerikan në Maqedoni, nisin hetimet
Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër T.T. 34 vjeçar nga Shkupi përshkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “shëmtim të imazhit të shtetit të huaj”.
Siç raportuan nga MPB, i dyshuari gjatë periudhës nga 14 deri më 16 prill të vitit të kaluar nga Facebook profilin e tij në disa raste deri te profili i Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë ka komentuar gjëra të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte mbi përfaqësuesin diplomatik të SHBA në Republikën e Maqedonisë dhe mbi familjen e tij.
Please follow and like us: