Albspirit

Media/News/Publishing

Le Pen premton politika të ngjashme me ato që sollën fitoren e Trump

Liderja e partisë së djathtë ekstreme ne Francë, Marine Le Pen premtoi një revolucion nëse fiton zgjedhjet presidenciale, ndërkohë që nisi fushatën e saj duke thënë se do të mbrojë votuesit nga globalizimi.

Kandidatja premtoi një Francë që kontrollon kufijtë, paratë e veta dhe që ka një identitet të pa cenuar nga emigrantët, duke shpresuar që të fitojë mbështetje nga të njëjtat fuqi nacionaliste që sollën Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.  Sondazhet tregojnë se Le Pen do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve më 23 Prill, dhe pastaj të humbasë në datën 7 Maj.

Megjithatë, Fronti Nacional synon që skandali që po godet kandidatin François Fillon dhe rritja e popullzimit në perëndim të bindë votuesit që ta mbështesin.  Zyrtarët e Partisë së saj, thonë se e njëjta surprizë që ndodhi me Donald Trump, do të ndodhë edhe me Le Pen në datën 7 Maj.

Le Pen bëri thirrje për një revolucion, duke premtuar më shumë vendimmarrje nga populli francez dhe më pak nga fuqitë financiare globale. Tregjet financiarë kanë filluar të reflektojnë rreziqet nga fitorja e Le Pen, ndërkohë që interesat e titujve 10-vjeçarë të Francës janë rritur ndjeshëm krahasuar me ato gjermane.

Një raport i bankës zvicerane UBS, i dha Le Pen 40% shans që do të bëhet presidente.  Gjatë fundjavës, Le Pen shpalosi 144 angazhimet e saj, që mbështesin ata që ndihen të përjashtuar  nga fuqitë e globalizimit dhe ata që shqetësohen mbi emigrimin dhe identitetin e Francës.

Mbi ekonominë, ajo premtoi të ulë taksat dhe tha se do të rikthejë konkurrueshmërinë e vendit duke dalë nga euro.   Le Pen premtoi të ulë moshën e daljes në pension nga 62 në 60 dhe të rrisë benefitet për personat më të varfër.

Ajo premtoi gjithashtu të refuzojë traktatet ndërkombëtare të tregtisë, të njëjtat politika që sollën Trump në pushtet. “Kjo zgjedhje sjellë dy propozime të kundërta. Zgjedhjen Globaliste të mbështetur nga kundërshtaret e mi, dhe zgjedhjen patriotike të cilën unë e personifikoj”, tha Le Pen.

Please follow and like us: