BE mban sanksionet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian (BE) do t’i vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë, derisa Moska të ndalojë mbështetjen ndaj rebelëve në lindje të Ukrainës, njoftuan sot ministrat e jashtëm evropianë.
Sanksionet ndaj Rusisë janë vendosur në vitin 2014, kur Kremlini pushtoi Krimenë dhe filloi mbështetjen e separatistëve pro rusë, të cilët luftojnë në Lindje të Ukrainës.Ministrat e jashtëm evropianë janë shprehur të vendosur në vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë, edhe përkundër lehtësimeve që mund të bëjë Presidenti Donald Trump, për raporte më të mira me Rusinë.
Please follow and like us: