Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë shqiptari në Greqi, u qëllua me plumb në kokë nga grabitësit

Ndërroi jetë shqiptari 53-vjeçar që u sulmua me armë nga persona ende të paidentifkuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.

Mediat greke raportojnë se kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.

Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit. Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.

Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.

Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëhere, kurse burri u dërgua rëndë në spital.

Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë.

Please follow and like us: