Albspirit

Media/News/Publishing

OKB, 39 për qind e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë

Harta tregon përqindjen e personave që kanë emigruar nga një shtet i caktuar si përqindje të popullsisë së atij vendi në vitin 2015 – Burimi: Jakubmarian.com

Rreth 39 për qind e shqiptarëve që kanë lindur në Shqipëri e kanë braktisur vendin e tyre. Këto janë përfundimet e një studimi shkruar nga JakubMarian, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015.

Studimi tregon përqindjen e personave që kanë emigruar nga një shtet i caktuar si përqindje të popullsisë së atij vendi në vitin 2015.

Sipas të dhënave të OKB, një milion e 120 mijë shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë dhe jetojnë jashët.

Shqipëria renditet e dyta në Evropë për numrin më të lartë të emigrantëve, ndërsa në vend të parë renditet Bosnje-Hercegovina me 43,3 për qind.

Arsyet kryesore të largimit nga vendi është varfëria dhe dëshira për një jetë më të mirë.

Në raport, gjithsesi nuk merret në konsideratë numri i lartë i shqiptarëve që u larguan gjatë fundit të vitit 2015 dhe vitit 2016.

Eurostat raporton se 66 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë vetëm në vitin 2015, ndërkohë që largimet kanë vazhduar dhe në vitin 2016. Po ashtu, përveç atyre që kanë arritur në largohen në mënyrë të paligjshme apo duke kërkuar azil, në vitin 2015, pothuajse 7 përqind e popullisë së vendit ka aplikuar për llotarinë amerikane.

Please follow and like us: