Orёt e fatit tё Europёs
Jo tё gjithё kryeministrat e BE-sё e konsiderojnё si kёrcёnim ekzistencial Trump-in. Uniteti ёshtё tani i vetmi shans i yni, mendon Barbara Wesel.
Angela Merkel e ka luajtur me menҁuri rolin e saj nё kёtё samit tё rёndёsishёm. Sepse fjalёt e qarta qё Europa kёrcёnohet prej pushtetit tё Donald Trump-it, siҁ parashtroi nё fillim tё samitit Presidenti i Kёshillit tё Europёs Donald Tusk, bartin nё vetvete njё farё mase mungesё uniteti. Ndonёse nuk pati rezistencё tё hapur kundёr kёsaj linje tё pёrbashkёt, tek disa europiano-lindorё duket tё jetё e zbehtё tendenca pёr tё dalё nё ofensivё tё hapur kundёr Shtёpisё sё Bardhё. Ndaj kancelarja bёri ҁ’ishte e mundur pёr ta ulur temperaturёn emocionale.
Europa pёrcakton fatin e vet
Lidhur me presidentin amerikan dhe paqendrueshmёrinё e tij, shpёrthimet e tij dhe mungesёn e njohurive pёr politikёn botёrore, Merkel nuk tha asgjё. Ajo e pati kritikuar qartazi vendimin e tij pёr ndalimin e udhёtimit nё SHBA dhe e la me kaq. Sipas saj Europa duhet tё kёrkojё bashkёpunimin me SHBA bazuar nё vlerat e veta, aty ku ka interesa tё pёrbashkёta dhe pёrndryshe duhet tё varet tek forcat e veta. Kёtё kёshillё u dha kolegёve tё saj kryeministrja mё me pёrvojё nё radhёt e tyre. Kjo ёshtё mёnyra tipike e Merkelit, tё presёsh, tё shohёsh dhe pastaj tё veprosh. Nё sfondin e gjendjes aktuale tё pasigurtё kjo duket mё e menҁur.
Por ndoshta kancelarja gabon me kёtё qendrim, nё njё kohё qё marrёzia po pёrfshin nё masё Uashingtonin. Kur kёshilltarja e presidentit Conway shpik njё masakёr prej migrantёve, qё nuk ka ndodhur kurrё, kemi tё bёjmё me njё shkёputje prej pёrgjejshmёrisё politike. Diҁka e tillё e ka prejardhjen direkt nga kuzhina propagandistike e shtrigave tё fashizmit tё shekullit tё 20-tё. Kjo nuk ka tё bёjё mё me “fake” – kur ёshtё vetёm gёnjeshtёr dhe falsifikim. Duket e dyshimtё, se deri nё ҁ’masё mund tё bihet dakord pёr ndonjё gjё me kёtё qeveri.
E ardhmja e Europёs ёshtё nё rrezik
Kancelarja e ka tё qartё, se sa e rrezikshme ёshtё gjendja. Por ajo nuk mund t’i imponojё vendeve tё tjera europiane mё shumё unitet. Ndaj dhe nё fund ajo pёrmendi mundёsinё, qё mund tё shkohet nё Europёn e dy shpejtёsive. Pas zgjedhjeve nё Holandё, nё Francё, nё Gjermani e ndoshta edhe nё Itali nё BE do tё merret njё vendim.
Nёse dёshirohet njё e ardhme e pёrbashkёt apo do t’u lihet Trump-it dhe ekstremistёve tё djathtё tё na bindin, se shpёrbёrja e BE-sё dhe ringjallja e nacionalizmit janё njё ide e mirё – kjo do tё vendoset nё 2017. Ndoshta nё fund mbeten njё grup i vogёl vendesh, qё do tё duan tё vazhdojnё tё qendrojnё bashkё. Ndoshta as kjo nuk do tё jetё e mundur. Atёherё Europa do tё merrte fund, do tё coptohej nё 28 vende tё vogla dhe tё mesme, shanset globale tё tё cilёve janё tё mjerueshme. Fati i tyre kёsisoj nё mёnyrё selektive do tё pёrcaktohet prej Kinёs, Rusisё dhe SHBA-sё, pikёrisht ashtu si e ka pёrshkruar nё njё letёr tё tij drejtuar krerёve tё shteteve dhe qeverive Donald Tusk.
Vetёm bashkё ne mund tё jemi tё fortё …
Apelet pёr unanimitet janё ndёrkohё emёruesi mё i vogёl i pёrbashkёt. Ndoshta duhet tё ndodhё edhe mё shumё nё SHBA, pёr t’ua bёrё tё qartё qeverive europiane seriozitetin e gjendjes. Nёse vendet si Polonia apo Italia besojnё, se ato mund tё gatuajnё nё kёtё mes ҁorbёn e tyre, ato gabohen rёndё. Ne si europianё do tё mbijetojmё bashkё politikisht, ose do tё dёshtojme bashkё. Ende nuk ёshtё e qartё, se ku do tё ҁon kjo rrugё.