Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasjet me Ballën, Shkëlzen Berisha: Ky komision është një teatër politik

Shkëlzen Berisha, djali i ish-­kryeministrit Berisha, i cili është thirrur në Komisionin Parlamentar Hetimor për CEZ ku nuk ka pranuar të dëshmojë.

Në një deklaratë  pas debateve me kryetarin e komisionit që çuan në ndërprerjen e seancës, ai ka thënë se ky Komision është një teatër politik dhe se ai nuk do të dëshmojë për sa kohë Balla drejton atë.

“Unë nuk kam asnjë problem me dëshmitë. Mund të dëshmojë në gjykatë dhe kudo. Por mënyra se si ky Komision punon është një teatër politik. Akoma pa dëshmuar unë kryetari i tij, Taulant Balla shpif nëpër media duke paragjykuar dëshminë time. Për aq kohë sa ai shpifës i dënuar qëndron në krye të Komisionit unë nuk dëshmoj. Për shpifjet ndaj meje unë kam zgjedhur rrugën ligjore. Romeo Kara do të përballet me drejtësinë për shpifjet e tij. Unë nuk kam asnjë lidhje me emrat për të cilat jam akuzuar”, tha Shkëlzen Berisha.

Please follow and like us: