Protestat nё Rumani vazhdojnё
Edhe pas tёrheqjes sё dekretit pёr korrupsionin nё Rumani vazhduan protetsta edhe nё fundjavё.
Pavarёsisht kthimit tё dekretit tё diskutueshёm pёr zbujen e dёnimeve pёr korrupsion sёrish qindra mijёra vetё demonstruan kundёr qeverisё rumune. Rreth 250.000 demonstrues u mblodhёn nё Bukuresht para selisё sё qeverisё. Ata deklaruan, se do ta ndjekin me vёmendje qendrimin e mёtejshёm tё qeverisё. Nё mbarё vendin bёhet fjalё pёr rreth njё gjysmё milioni protestues. Qeveria vendosi ta anulojё dekretin e miratuar me procedurё tё pёrshpejtuar, i cili menjёherё u publikua nё fletoren zyrtare. Qeveria socialiste me kёtё vendim iu pёrgjigj premtimit tё kryeministrit Sorin Grindeanu, i cili tё shtunёn (04.02) u lut tё kthehet dekreti. Edhe pёrpara miratimit tё dekretit nё mbarё vendin u zhvilluan protesta masive dhe pati mjaft kritika nga bota e jashtme. Dekreti parashikonte zbutje dёnimesh pёr korrupsion dhe abuzim me postin. Ndёshkim parashikohej sipas dekretit vetёm nё rast se shuma e dёmit i kalonte 45 eurot. Ky dekret do tё favorizonte kryetarin e partisё socialdemokrate nё pushtet, i cili ndёrkohё ndodhet nё gjyq pёr abuzim nё detyrё me njё dёm prej rreth 100.000 Lei.
Presidenti Klaus Johannis, e pati kritikuar dekretin duke u indinjuar pas miratimit të tij. Ai e quajti një “ditë zie” dhe deklaroi, se “deri në ditën e tij të fundit në detyrë” do të luftojë për rivendosjen e shtetit ligjor në Rumani. Presidenti madje është kërcënuar disa herë me shkarkimin nga posti prej krerëve të partisë populiste socialdemokrate dhe aleatëve të saj liberal në koalicion. Kritika të ashpra pati edhe nga organizma relevantë duke përfshirë edhe sindikatat, që tradicionalisht janë të afërta me qeverinë e majtë nacionaliste.