Albspirit

Media/News/Publishing

Sa shqiptarë emigronin në SHBA në vitet ‘20? 100 vite nga “Akti i Emigracionit” zbulohen kuotat e emigrimit për Shqipërinë e Greqinë

100 vite më parë nga sot (5 shkurt 1917) Kongresi i SHBA-ve miratoi “Aktin e Emigracionit 1917”, ligjin e parë që kufizoi në mënyrë drastike emigracionin në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi rregulla përjashtuese, reduktuese apo favorizuese për vende e etni të ndryshme.

“Live Science” shkruan se nga periudha 1921 deri në 1924 vendosja e kuotave të emigrimit reduktoi në mënyrë drastike emigracionin nga vendet europiane drejt Shteteve të Bashkuara.

Referuar aktit që qëndroi në fuqi në vitet ’50, kuotat janë rishkuar vazhdimisht.

E sa i përket Shqipërisë, artikulli evidenton se në këtë periudhë (1921-1924) kuotat për Shqipërisë ishin 100 (pra mund të pranoheshin 100 shqiptarë).

Të njëjtën kuotë kishte edhe Greqia. Ndërkohë, Gjermania kishte një kuotë që kalonte shifrën 51 mijë.

Please follow and like us: