Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: SHBA mbështet fuqimisht NATO-n, por anëtarët të paguajnë në mënyrë të drejtë

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka shprehur mbështetjen për NATO-n. Gjatë fjalimit që mbajti në Komandën Qëndrore të SHBA në Florida, Trump theksoi gjithashtu se të gjithë anëtarët e aleancës ushtarake duhet të japin kontributin e tyre të plotë.

Mbështetja e Donald Trump për NATO vjen një ditë pas kritikave që bëri mbi rolin e aleancës dhe koston e mirëmbajtjes së saj.

Gjatë vizitës në Komandën Qëndrore, presidenti amerikan foli edhe për modernizimin e ushtrisë amerikane që do të ndodhë në vazhdim.

Trump ka konfirmuar gjithashtu se do të marrë pjesë në samitin e NATO që do të zhvillohet në Maj në Bruksel.

Nga 28 anëtarë të NATO, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, vetëm SHBA, Britania, Greqia, Polonia dhe Estonia përmbushin objektivin financiar që 2% e GDP-së të përdoret për mbrojtjen.

Please follow and like us: