Protestat e pandalshme sepse Rama-Kryeministër s’garanton zgjedhje të lira e të ndershme
Porf. Kastriot Islami
Nga të gjithë raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke filluar me zgjedhjet e 2013 dhe vijuar me zgjedhjet e pjesshme në Korcë, zgjedhjet vendore të vitit 2015, në zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë, pra në të gjithë zgjedhjet kur Rama ka qënë në pushtet janë evidentuar problemet e mëpopshtme:
i) blerja e votës më paratë e korrupsionit, krimit, kanabisit të ofruara nga politikanë të korruptuar, biznesmenë me pasuri të dyshimtë të vendosur në marrëdhënie klienteliste me Ramën, manjatë të biznes-medias, individë me rekorde kriminale, rrjeti policor i kultivimit të kanabsit;
ii) kërcënimi i votuesve nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale dhe bandat lokale të drejtuar prej tyre e të mbrojtura nga rrjeti policor;
iii) përdorimi i favoreve administrative të tilla siofertëvende pune të përkohshme dhe dhënie e pamerituar e asistencës sociale në shkëmbim të votës;
iv) votimet e shumëfishta e familjare;
v) intimidimi i komisionerëve dhe deri në disa raste blerja e tyre;
vi) zhvatja e votave të partive të vogla gjatë numurimit;
vii) përdorimi i ID të fallsifikuara duke votuar në emër të të vdekurve apo emigrantëve;
viii) financimi i fshehtë i fushatës në shuma marramëndëse nga paratë korrupsionit, krimit apo kanabisit;
ix) vendosja e medias nën kontroll pothuajse të plotë…e tjerë, e tjerë. Dukuria e re e testuar në zgjedhjet e pjesshme në Dibër; dhe manipulimi më i rrezikshëm ishte përdorimi i “kultivimit masiv tëkanabisit” në drejtimin e rrjetit të policisë të drejtuar nga Sajmir Tahiri dhe të ideuara e monitoruar nga Edi Rama, në funksion tëmanipulimit në përmasa të mëdha të zgjedhjeve i) me joshje të votuesve ose ii) më kërcënimin e tyre, madje duke tentuar të arrihet një fitore nga Rilindja në përmasa deri 71 mandate duke eleminuar edhe LSI.
****
Për shkak të evidentimit të të gjithë këtyre problemeve në të gjithë zgjedhjet kur Rama ka qënë kryeministër dhe të arrogancës së tij për të shpërfillur cdo kërkesë të opozitës, situata politike duket shumë e tensionuar, besimi politik është në nivelin më të ulët krahasuar me shumë vite më parë dhe qytetarët shprehen të pashpresë për zgjedhje të lira e të ndershme, madje duke gjetur zgjidhjen në shumë raste te emigrimi që ka arritur shifra historike.
Në këto kushte opozita fillimisht bëri me dije një Strategji të plotë të reformës zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, por pas pengesave dhe zvarritjeve prej mëse 15 muajsh të Ramës, opozita ka propozuar një Pakete Minimale Ndryshimesh në Kodin Zgjedhor për të mundësuar ngritjen e besimit politik në një nivel të pranueshëm dhe përcjellë mesazhe qytetarëve të pashpresë se zgjedhjet mund të jenë të lira e të ndershme. Kjo paketë mund të miratohet dhe zbatohet vetëm nëse maxhoranca ka vullnet politik, dhe nëse ky vullnet do të ekzistonte do të kishte një shans që zgjedhjet të ishin minimalisht të pranueshme nga të gjithë aktorët.
Në krye të kësaj Pakete Minimnale është identifikimibiometrik/votimi e numurimi elektronik që zgjidh një seri problemesh por mbi të gjitha do të ishte elementi bazë për të ndërtuar/ngritur besimin politik për zgjedhje të lira e të ndershme…Nëse kjo paketë s’miratohet, gjasat më të mëdha janë që procesi dhe rezultati zgjedhor, pra procesi zgjedhor të konsiderohet ilegjitim nga qytetarët dhe aktorët politik opozitar. Në këtë rast opozita në krye të qytetarëve do të niste protestat masive e të pandalshme deri në sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme…Motivi është i qartë: Me Ramën Kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.