Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Kur Vilson Blloshmin e pyesin për “Dimrin e vetmisë…” së Kadaresë

 

Kujtime të tmerrshme qarkulluan përsëri në kokën time kur gjykatësi Subi Sulçe thërriste i jargavitur e me sy të zgurdulluar. Dikush (spiun) kishte biseduar me poetin e ndjerë Vilson Blloshmi (vëllai im) rreth romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, të Ismail Kadaresë, por gjyqtari dhe prokurori Qani Lavdari filloi të hungërinte përsëri për diçka të shkruar nga Dritëro Agolli. Vilsoni iu përgjigj qetë-qetë që nuk ishte e vërtetë ashtu siç ishter raportuar. Të gjitha sa u thanë në atë sallë për gjashtë ditë rresht m’u ngulitën në kokë dhe mendoja se a do kem fatin të dal nga skëterra komuniste tashmë i dënuar 25 vjet me heqje lirie për të zbuluar të gjithë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmit sepse dëshmitarët i pashë dhe i mbaja mend. Zoti deshi dhe më nxori gjallë. Bëra përpjekjet nëpër arkivat e gjakosura të Sigurimit të Shtetit e gjeta llahtarin e vërtetë. Zbulova se Genc Leka ishte survejuar nga Sigurimi i Shtetit qysh në vitin 1958 e deri më 31 gusht 1976, ditën që u prangos. Ndërsa Vilsonin kishin filluar ta survejonin që në vitin 1962 kur studionte pedagogjiken në Elbasan e deri në 5 gusht 1976 kur e prangosën. Ja dhe një raport i datës 20 maj 1973 nga bashkëpunëtori i Sigurimit që bën fjalë për sa më sipër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: