Albspirit

Media/News/Publishing

Esat Ypi , “Babai” i kontenierit shqiptar

-Ai gjeti tipin më të  përshtatshëm të  kontienierit për kushtet e vendit tonë dhe pikërisht atë 5 ton

Esat Ypi , “Babai” i kontenierit shqiptar

-Në fund të  viteve 1980, kontenieri u afirmua me triumf të plotë  në transportin tonë duke marrë kësisoj edhe pasaportën shqiptare

Nga Albert ZHOLI

Gjysma e dytë e shekullit 20-të do të kujtohet gjatë në historinë e zhvillimit të transportit për futjen e kontenierit (të kësaj teknologjie vërtetë një mrekulli) që bëri revolucionin më të  bujshëm në botë, në këtë  degë të rëndësishme  të ekonomisë. Kjo “arkë çudibërëse” metalike me përmasa rreptësishtë të përcaktuara hermetikisht e mbyllur brenda së cilës vendoset malli në sasi të mëdha deri në 40 ton, u duk për herë të parë në shkurt të vitit 1964 në në portin e Hamburgut ardhur dhe prodhuar në SHBA. Ndryshimet e menjëhershme që solli në transportimin e mallrave ishin  gati të  pabesueshme. Rendimenti në ng/shkarkimin e mallrave u rrit nga 10 deri në 25 herë, ndërsa kostoja e një ton malli u ul nga 40 deri në 60 herë. Kontenieri i mallrave përfshiu vrullshëm dhe dora dorës të gjitha vendet e zhvilluara dhe në  fund të  shekullit të kaluar kapërceu kufirin e 90% të të  gjithë mallrave  që qarkullojnë me transport. Ky zhvillim epokat në transport nuk mund të  mos tërhiqte shpejtë vëmendjen e lapsit të  mprehtë të  portit Durrësit, ekonomistit Esat Ypi. Ai prej kohësh kishte hedhur sytë në literaturën bashkëkohore të transportit nëpërmjet librave e revistave që siguronte me ndihmën e kapiteneve të anijeve tona tregtare që udhëtonin jashtë shtetit me të  cilët  kishte ndërtuar marrëdhënie miqësore për të  përfituar nga përvoja e porteve të  zhvilluara. Pasi e poqi më parë në  mendjen e tij ai arriti ta bindë veten se kontenieri mund të  futej në vendin tonë  edhe pse ishte  plotësisht i ndërgjegjshëm për një mal me vështirësi që dilnin, sa ngandonjëherë i dukej  vetja si Sizifi por vullneti i tij, edukata e punës trashëguar nga prindërit, ambicia pozitive si sfidant e bënin optimist. Kështu ai  filloi  punën me ngulm për ti  dhënë konteinerit edhe  pasaportë shqiptare. Për 5 vjet rresht nuk la libër e revistë  të  huaj  pa lexuar, ku trajtoheshin kointeineret. Ai gjeti tipin më të  përshtatshëm të  kontienierit për kushtet e vendit tonë dhe pikërisht atë 5 ton, vendin ku do prodhoheshin ku insistoi deri sa  dhe e realizoi në uzinën mekanike Bujqësore Durrës me nivel të  lartë relativisht, pajisjesh dhe kualifikimi  punëtorësh. Pastaj u përball me vështirësinë më të  madhe  që dilte në  prodhimin e tyre dhe pikërisht në  hermetizmin e derës që u  zgjidh nga mjeshtërit e fabrikës Gomës Durrës. Për ng/ shkarkimin  e konteinierëve rekomandoi një  tip vinçi  me parango dore me kapacitet ngritës 5 ton, lehtësisht i përdorshëm nga punëtorët, prodhim i të  cilëve u realizua në bazën mekanike të vaj-sapunit në Rrogozhinë. Me specialistët  e kantierit detar me në krye inxhinierin e talentuar Gani Ismailati  u arrit të ndërtohej anija “Saranda” me hambarë , posaçërisht  për transport kontienerësh. Pastaj hulumtoi mbi mallrat që lipsej të kontinierizoheshin më parë. Dokumentacioni që do të  shoqëronte  kantenierin ndryshimet në  legjislacion e deri sa përgatiti  dhe projekt-vendimin  e Këshillit të Ministrave  për qarkullimin e mallrave  me kantionierë. Kësisoj, studimi mori  fizionomi të plotë duke  zgjidhur  në detaje të  gjitha  problemet që dilnin për futjen, sistemimin, dhe shkarkimin e kontenierit  me transport, duke u miratuar radhazi në këshillin shkencor të rrethit të  Durrësit në atë të Ministrisë Komunikacioneve e përfundimisht në Qeveri, prej nga  doli vendimi përkatës me epilog ngritjen në Durrës të  ndërmarrjes së kontienierëve. Vetë  autori  i këtij  studimi model u ngarkua për vënien e tij  në  zbatim. Nisi kësisoj, revolucioni i vërtetë  në transportin tonë, midis qyteteve  tona, me automjete, vagonë  hekurudhore dhe anije detare4, sasi gjithnjë e më të  mëdha mallrash lëviznin me kontenierë nga  prodhuesi tek pritësi sipas skemës “door too door” (nga dera në  derë” pa u prekur nga askush e pa asnjë lloj  dëmtimi e mungese. Mjafton të  përmendim një  fakt, nga sasia e plehut kimik që nisesh nga uzina  e Azotikut Fier me vagonë për në Vlorë pastaj me anije për në Sarandë e pastaj  shpërndahesh  me automjete  për në  kooperativa  bujqësore, rreth 1/3 nuk  arrinte në destinacion. Përfytyroni si e pritën  në Azotik futjen e kantonierit  prej nga nuk vinte  më  asnjë  reklamim nga Saranda si për sasinë  ashtu edhe për cilësinë. Vetë  Esati  me ndihmësin e tij  e tij skrupuloz Arian Danish Bebëziqi rendnin ditë e natë  nga një stacion hekurudhor e port  në tjetrin për ti  dhënë  impuls lëvizjes së shpejtë të kontinierëve. Në fund të  viteve 1980, kontenieri u afirmua me triumf të plotë  në transportin tonë duke marrë kësisoj edhe pasaportën shqiptare. Në portin e Durrësit filloi ardhja e mallrave të importit  me kantonierë, numri i të cilëve  u rrit dukshëm çdo  vit, duke u përpunuar në  kalatën dhe në terminalin e specializuar për to sipas skemës teknologjike të  përcaktuar saktësisht e perspektivisht nga autori i studimit, gjë që vazhdon edhe sot  intensitet të lartë, madje është  kaluar në tranzitimin e kontiniereve, duke siguruar të ardhura të mëdha. Në samitin e organizuar në Budapest (Hungari) më 18-21 qershor 1991 (EAST WEST CONTAINER  & INTERMODAL SUMIT) ishte ftuar dhe vendi ynë dhe referati i  drejtorit të kontinierëve, Dr. Esat Ypi u prit dhe u  shoqërua me duartrokitje të  nxehta. Duke pasur në themel studimin  mbi kontinierizimin, Esati pasi 10 vjet më parë në vitin 1981 kishte mbrojtur me sukses disertacion e gradës së parë shkencore “Probleme të  përsosjes së planifikimit dhe organizimit të punës në portin  detar të Durrësit. Përgatiti disertacionin ne gradës së dytë shkencore “probleme të  rritjes së efektivitetit në portet  detare dhe në  transportin  detar.  Ky disertacion u  mbrojt me sukses të  plotë më datë  26.03.1990 në këshillin shkencor të fakultetit ekonomik. Që të 13 anëtarët  e Komisionit të Posaçëm me  votim të  fshehtë, u deklaruan “Pro”. Në vendimin e komisionit  theksohej  veç të  tjerash  se lidhur me  kontenierizimin. Ky problem  trajtohet  për herë të  parë  i plotën në  literaturën  tonë në rrafshin  teorik si dhe  autori ka dhënë një  ndihmesë të  rëndësishme për zbatimin e tyre  në praktikë  sipas kushteve  dhe  mundësive të  ekonomisë dhe  më poshtë  vazhdon  “ është  me interes të  theksohet  se pjesa dërrmuese e propozimeve që bën autori, janë  vënë në jetë”.

Shkollimi

Esati u  shkollua  në Durrës dhe në  vitin  1958 u  laurua në  Fakultetin ekonomik Tiranë. E emëruan në portin  detar  Durrës  me të  cilin  u  lidh  si të  ishin  vëllezër siamezë të  mos u  ndarë  për rreth 40 vjet. U njoh shpejt me problemet e portit  dhe filloi të  lexojë  literaturë të  huaj duke u  bërë  mik  i  pasionuar i librave, revistave, broshurave, studimeve, pra i  dijes. Vazhdoi pa ndërprerje  nga puna  studimet dhe  në  Fakultetin e Drejtësisë ku u laureua në vitin  1965. Janë  të  panumërta  punimet shkencore  që për4gatiti  dhe  i zbatoi të  gjitha me  efektivitet  të madh ekonomik. Në vitin  1979, botoi librin “Organizimi i punës në  portet  detare” i pari i këtij  lloji  në vendin  tonë  që u  vlerësua së tepërmi  për nivelin e lartë  shkencor dhe që shërbeu  për kualifikimin  e punonjësve  në  portet  tona  detare dhe  si  literaturë  bazë për studentët  e Fakultetit të  Ekonomisë. Studimi i tij  “mbi  taksat e tarifat  portale për anijet e huaja “ që prekin  portet  tona  që u  ndërtua  duke  shfrytëzuar  eksperiencën  e porteve të  huaja ku ishin  akostuar  anije të  flotës sonë  detare tregtare , që u  zbatua në vitin  1980, siguroi të  ardhura  në  valutë, pa bërë  asnjë  investim, mbi 300 mijë  dollarë  në  vit. Tërë  këto studime  shkencore, Esati apo siç e quanin  atëherë  lapsi i  mprehtë  i portit,  apo “Mister kontenieri”, i kreu  jo në institute apo qendra shkencore, por, duke  qenë i  punësuar madje në një  ndërmarrje të  fuqishme që punonte 365 ditë në vit plot zhurma e pluhura  dhe  tepër e ngarkuar  emocionalisht, përkushtimi me punën  shkencore. Esati është vërtet një shembull i lavdërueshëm çka e paraqet qartazi një grimcë interesante nga  jeta  e tij  private që arrita ti marr: “Kur vij ndonjëherë në Durrës, shkoj për të  pirë kafen tek “Aragosta” një mrekullie fantazisë dhe mençurisë së biznesit durrsak. Dhe tamam këtu, një  ditë  kur po pija  kafen, më ndodhi një surprizë e paharruar. Në verandë erdhën dhe u  ulën dy mesoburra të  veshur mirë dhe me pamje serioze. Njëri prej  tyre  sapo më  pa, filloi të  fliste  shokut e njëherësh kthente kokën duke qeshur nga  unë. Këto veprime doemos më tërhoqën  vëmendjen por me që po vazhdonin, i bëra me shenjë të vinte në tavolinën  time. Erdhi plot  mirësjellje, më  kërkoi ndjesë për shqetësimin dhe më bëri me  dije  se ishte shok  shkolle i  djalit tim, Indritit dhe po qeshte sa më pa mua mbasi iu kujtua një  ngjarje  e vjetër. Një ditë,  kur ishin në klasë, im bir i ishte ankuar se babai  na ka  sjellë në shtëpi  konteinierin i  cili nuk është  aspak xhentil dhe po na  invadon gjithë dhomat. Nuk e kisha  dëgjuar kurrë këtë  emër , u bëra kurioz, kështu që pasdite  trokita tek dera e shtëpisë. Indriti më fut brenda dhe për habinë time të madhe pashë qysh në  sallon  e me radhë në të  gjithë dhomat libra e revista në gjuhë të huaja, vizatime, llogaritje pa fund që me prepotencë  i kishin invaduar e tjetërsuar shtëpinë.. Qesha  dhe unë  pastaj me të, kishte  vërtetë të  drejtë për kontenierin”.

Prejardhja

Esati rrjedh nga një familje  intelektuale  durrsake. Babai i tij Asllan Ypi  ishte mësues i palodhur  e buzagaz, pasionant i papërsëritshëm në profesionin e tij  që e ushtroi deri në  fund të  jetës vetëm në  fshat  madje nga më të  thellat  e Durrësit. Shumëkush në qytetin tonë këtë mësues fisnik e kujtojnë dhe për një ngjarje të  bujshme që kishte ndodhur dikur këtu. Me datë 16 janar 1920, duke dalë nga  zyra, u  vra  pabesisht  në Durrës avokati Abdyl Ypi, personalitet i  shquar  politik, ndër liderët kryesorë  të  kongresit  të  Lushnjës. Në varrimin  madhështor që ju bë, midis atyre  që e morën  fjalën qe dhe zoti  Asllan i cili në  fund i habiti të  pranishmit kur tha “Abdylin e pata  mik për shpirt,  e pata  si vëlla. Dora  e fshehtë  që e goditi  mund të  jetë  edhe  këtu  dhe  unë  i them  atij dhe të  gjithë  që asistonin  në këtë  varrim  e nëpërmjet  jush gjithë  durrsakëve  se nga   ky  çast  unë  nuk  quhem më  Asllan Ademi por Asllan Ypi. Ashtu si Abdyli im i  shtrenjtë, unë  për armë  kam lapsin dhe librin, për ideologji  patriotizmin, atdhe  kam Shqipërinë  dhe mbrojtës të  madhin Zot! (Shif ballafaqimet politike në Shqipëri, të  Sejfi Vllamasit). E kanë  këshilluar shumë  shokë dhe miq Asllanin pas çlirimit që të  hiqte dorë nga  ky mbiemër që mjaft telashe i ka nxjerrë, por ai kurrë nuk e bëri  këtë  veprim, kurrë nuk e bën dhe nuk  do ta  bëjmë dhe ne fëmijët  dhe nipërit e tij për të  nderuar në përjetësi Abdylin si dhe babain tonë, “Mësuesin e Merituar” Asllan Ypi, që për 44 vjet  u mësoi shkrim e këndim qindra e mijëra  vetave në  rrethin e Durrësit e që në varrimin  e të  cilit në vitin 1962, u panë numri më i madh i qelesheve të  bardha si kurrë ndonjëherë, të ardhur në Durrës, krejtësisht në këmbë  nga të  gjitha  fshatrat  ku ai kishte shërbyer si mësues. Prej rreth  20 vitesh, Esati, familjarisht  jeton në  qytetin Treviso të Italisë. Bashkëshortja e tij, Suzana Ypi, mbesë nga  Karapicët e Tiranës ka shërbyer për 21 vjet  pa ndërprerje si mësuese e Kimisë në shkollën e mesme  Industriale pa shkëputje  nga  puna  dhe  që i  gjithë  brezi  i atëhershëm i nxënësve të  kësaj shkolle, me adhurim të  thellë  vazhdojnë ta quajnë Nënë  Tereza sepse i trajtonte ato  me dashurinë dhe dhembshurinë e një  nëne të  vërtetë. I mbajtur mirë dhe përherë elegant, i sjellshëm dhe  gjithmonë i  edukuar. Adhurues i skajshëm i Konicës dhe Kadarenian i skalionit të parë. Esati edhe në Treviso ka vënë  emër të  mirë  si intelektual i shquar shqiptar. Është  mjaft domethënës  fakti që me  datë  28 nëntor  2015, ndërkohë që po festonte  në  shtëpi me  familjarët  dhe të afërmit  e tij 50 vjetorin e martesës, troket tek dera një nëpunës i Komunës duke sjell një urim zyrtar firmosur  nga Sindaco Avv. Giovani Manildo së bashku me një dhuratë  simbolike, surprizë. Kjo ishte  shumë e këndshme dhe e papritur. Suzana dhe Esati  të emocionuar së tepërmi  e falënderuan Sindacon publikisht me një letër të  botuar  në  gazetën e qytetit “IL GAZZETTINO”,  më datë  6 dhjetor 2015 që u përshëndet nga elita politike dhe  intelektuale e qytetit.

Fëmijët e Esatit 

Të dy fëmijët e Esatit  janë  laureuar në  Ekonomi, Indriti në Tiranë dhe Evisi në Venecia. Hobi i tij i përjetshëm është leximi dhe dëgjimi  muzikës simfonike. Kur iku nga Durrësi, Maks Çyrbja i solli me  maunën e tij 11 thasë me libra. Ai lexon pareshtur çdo ditë, e njëherësh dëgjon muzikë e navigon në internet. Ka mall, nostalgji të thellë për Durrësin. Në dhomën e tij të  gjumit, mbi kokën e krevatit ka  fotografinë e madhe të  portit të  Gëzim Domit.. Kur e pyeta  në telefon se për çfarë e kujton më  shumë  Durrësin, mu përgjigj me  zë të të thye,- për muzikën  fantastike të  dallgëve  e detit dhe  për erën  shumë të  këndshme të  leshterikut me të  cilat  jam  mrekulluar për 60 vjet në  qytetin tim, më  të bukurin e botës. Durrësi  nuk i ndahet  nga  sytë dhe mendja, prandaj i pëlqen shumë vargjet  e poetit Ardi Omeri:

Jemi dhe aty ku nuk  dukemi,

Jemi me  mendje dhe  shohim …

 

 

BOTIME DHE PUNIME LIDHUR  ME TEMËN E DISERTACIONIT TË Dr. Esat Ypi

I.- Artikuj shkencorë dhe  libra

a- “ Planifikimi dhe  ndjekja e  e shpenzimeve për çdo  anije” “Revista”, “Probleme ekonomike” Nr. 3. 1984

b- “Leverdia ekonomike e përdorimit të  konteivereve në  transportin e brendshëm detar”.Revista “Probleme ekonomike” Nr.3 viti 1988.

c- “Kontienieri-teknologji, e përparuar me  efektivitet të lartë në transport”.

“Revista “Shkenca dhe  jeta” Nr 6 viti 1986

d- “Transporti i mallrave  me  konteiniere, një teknologji  e re me leverdi ekonomike”.

Revista “Transporti” Nr.L viti 1988

e- Libri “Organizimi  i punës në portet  detare”

Shtypur në shtëpinë botuese “8 Nëntori” viti 1979 me 178 faqe.

 

  1. –Referate e kumtesa

a-“Mbi frytshmërinë e përdorimit të konteiniereve  në  transport”.

Kumtesë e mbajtur në Sesionin Shkencor të  organizuar në Tiranë më 17 korrik 1985 “Probleme për rritjen e efektivitetit të prodhimit e për kursimet”.

b-“Fitoret e arritura, janë konfirmimi  drejtësisë së vijës së partisë dhe i fuq1isë së vendit tonë  socialist” (bashkautor)

Referat në sesionin  shkencor  mbajtur në  nëntor 1986 në Durrës kushtuar zbërthimit të  vendimeve të Kongresit të 9-të të P.P.SH.

c- Për një shfrytëzim sa më racional të  mundësive  njerëzore, aftësive prodhuese dhe bazës materialo-teknike të rrethit” (Bashkautor).

Referat në  sesionin  Shkencor mbajtur  në prill të  vitit 1987 në  Durrës kushtuar problemeve  të rritjes së efektivitetit.

d- “Mbi rritjen e aftësisë përpunuese të portit të Durrësit deri në  vitin 1990” , studim në  53 faqe dërguar Komisionit të  Komisionit të Planit të Shtetit dhe  miratuar prej saj në një sesion shkencor, organizuar  posaçërisht për këtë  studim në Durrës me pjesëmarrës nga ministria e Tregtisë së Jashtme, e komunikacioneve, e Financave dhe e dikastereve  të  tjera ( viti 1973).

e.- “ Mbi metodikën e llogaritjes së parametrave  kryesore në  portet  detare dhe4 rrugët e rezervat për përmirësimin dhe  zhvillimin harmonik të  tyre”, punim në  47 faqe, mbajtur në Sesionin Shkencor reali8zuar në  Portin Detar të Durrësit në  vitin 1978 me punonjës të porteve  e të  ftuar nga Këshilli i Ministrave, Komisioni Planit të  shtetit, Universiteti, Instituti i Studimeve  Ekonomike dhe nga dikasteret.

 

 

III.-Studime punime të pabotuara

1.-“Mbi leverdishmërinë e domosdoshmërinë e  intensifikimit të  punimeve në klasat e skolierës lindore”.

Studim i dërguar Këshillit të Ministrave , komisionit të  planit të Shtetit, Ministrive të2  Transportit, Ndërtimit e të tregtisë së Jashtme. Faqe 27.

2.- “Mbi leverdishmërinë  e ngritjes së një  baze mekanike për prodhimin e mjeteve ngritëse”.

Studim dërguar Ministrisë së Transporteve e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Durrësit dhe i miratuar nga Këshillat Shkencore të tyre (bashkautorë) faqe 43.

3-. Mbi leverdishmërinë prodhimit në  bazën tonë mekanike të elektrovinçave mbi 15 tonësh”.

Studim në 14 faqe (bashkautor).

4.-“Mbi përsosjen e sistemit dispecerial në  portet  detare” studim në faqe 17.

5-.”Mbi përsosjen  e normimit të punës në  portet  detare. Punim në 38 faqe.

6-. “Vlerat e mëdha të  mekanizimit të  vogël”. Në zbatim të  këtij  punimi u ngrit sektori  i mekanizmit të  vogël në  portin  e Durrësit. Punim në  18 faqe.

7-.”Mbi efektivitetin e përdorimit të  karburanteve  dhe rimorkove në  portet  detare”, studim në  32 faqe, dërguar  komisionit të planit të Shtetit dhe Ministrisë Komunikacioneve  dhe ka  gjetur zbatim.

8.- “Mbi përmirësimin e taksave , tarifave e shërbimeve  portuale”, studim në  41 faqe dërguar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave  dhe asaj të Komunikacioneve  së bashku me projektin  e dekretit, vendimit të këshillit të Ministrave  dhe urdhrin e Ministrit të Komunikacioneve  që rregullojnë  marrëdhëniet në këtë  fushë. Organet  eprore  e miratuan  plotësisht  studimin, doli dekreti, Vendimi i K.M. dhe urdhri i Ministrit që abroguan  të  vjetrit dhe prej  vitit  1979 që këto  hynë në  fuqi, ekonomia përfiton mbi  300 mijë  dollarë  të  ardhura  suplementare  për çdo vit.

9.- “Mbi  leverdishmërinë e prodhimit e të  përdorimit të  mauneve  detare”. Studim në  18 faqe, miratuar në Këshillin Shkencor të  ndërmarrjes dhe dërguar Ministrisë së Komunikacioneve .

10-. “Mbi leverdinë e ndërtimit të  një degëzimi hekurudhor në rajonin e Shkozetit Durrës”, studim në3 37 faqe dërguar komisionit, të planit të  shtetit dhe Ministrisë së komunikacioneve , miratuar prej  tyre dhe është  vënë në  jetë.

11.- “Rrugë të reja  për të rritur të  ardhurat në  valutë”, punim  dërguar ministrisë së Financave  dhe ministrisë së Komunikacioneve miratuar prej  tyre  dhe është  vënë në jetë.

12.-“ Mbi përpunimin  teknologjik të  qymyreve  të metalurgjisë”, punimi në  22 faqe, dërguar Këshillit të  Ministrave , Ministrisë Industrisë së Rëndë dhe Ministrisë së Komunikacioneve, miratuar dhe vënë  në  jetë .

13.- “Përdorimi  i metodave  matematikore në portet  detare” punim me 16 faqe.

 

Please follow and like us: