Google e Facebook bashkëpunojnë me mediat për lajmet e rreme në Francë
Motorri i kërkimit Google në bashkëpunim me rrjetin social Facebook dhe organet e tjera mediatike nisën të hënën një nismë kundër lajmeve të rreme në Francë. Facebook tha se kjo do të jetë e mundur falë bashkëpunimit të ndërsjelltë me Agjensinë Franceze të Lajmeve, BFM, L’Express dhe Le Monde.
Prej muajsh rrjeti social është në qendër të kritikave pas shpërthimit të lajmeve të rreme në platformë gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane, – shkruan PC World Albanian. Facebook dëshiron që kjo situatë të mos përsëritet në zgjedhjes e Francës në Prill e as në Gjermani e cila gjithashtu po shkon drejt kutive të votimit këtë Vjeshtë. PC World shkruan se në Gjermani kancelarja Angela Merkel kërkon një mandat të katërt dhe qeveria e saj ka shprehur shqetësimi për influencën që lajmet e rreme mund të kenë në zgjedhjet parlamentare.