Albspirit

Media/News/Publishing

Mjeku i njohur: E mposhta ministrin Beqja edhe ne gjykate

Petrit Vargu

Jam shumë i lumtur që fitova në mënyrë të pastër gjyqin e panumërt me drejtuesit e Shëndetësisë. Deri tani, asnjë nga gjyqet kur herë i kam akuzuar unë dhe herë ata, nuk është fituar nga ata. Më vjen shumë keq që një miku im i mirë sapo ka shkruajtur që fitoi Davidi me Golian.

I dashur dashamirës, e kupton që një njeri që mbron jetën e njerëzve është njëkohësisht përbindësh dhe engjëll dhe mos iu refero historive të Lindjes së Mesme.

Tani e kuptuat pse, katër ditë më parë për të më demtuar mua, nxorrën një fotografi që është turpi i atyre që na kanë katandisur të vizitojmë nëpër sallone.

Por, ngaqë jam i pastër dhe askush nuk mund të më sulmojë, i referohen në mediat e tyre këtyre fotove të nxjerra tre vjet më parë që janë dokumentacioni më i pastër i antimjekësisë.

Ju përqafoj të gjithëve duke ju premtuar që në asnjë seancë gjyqësore nuk do të kenë shans që të jenë në avantazh kundrejt meje.

Please follow and like us: