Pëllumb Kulla replikon me Zhejin
Pellumb Kulla
I nderuar mik Artur
Nje mik i perbashket, Ilir Demalia, me ftoi te vija ne 360 grade. Shkrimin tim te sotem nuk e kam me ty vetem. Krahasimi grotesk me Themien qendron, por aty kjo zonje nuk ka asnje shigjetim nga une Ti, po e meriton ironine dhe krahasimi pranoje se eshte letrarisht i bukur. Vetem prisja qe ti te skuzoheshe per çka the ne shkrimin tend qe eshte pa vend, pa kohe dhe padyshim te demton vetem ty dhe aspak poetin.
Nese ti godet Edi Ramen, nuk ka nevoje qe llastikut tend t’i vesh si gur Driteroin! Prandaj shkrimi yt shkoi viktime e nje zemrimi tjeter. Nuk rri dot pa thene qe Komisioni i Posacem e demtoi imazhin e poetit, bile edhe me shume se shkrimi yt.
Lista perberese e tij kishte 90 perqind komuniste te PPSh dhe ata ne menyre diletante inskenuan ceremonite e viteve 80, si grup, ndersa si individe ata deshin te nxjerrin perfitime me shume se c’deshe ti. Apo nuk kjemi ne prag zgjedhjesh! Sidoqofte megjithse konfirmoj perbuzjen ndaj shfrimeve te tua, nese ma pranon, ate pak miqesi qe kemi dua ta konsiderosh te pa prekur.