Valbona Peraj me luk të ri, por edhe me një të dashur në Hollivud?!
Albert ZHOLI
Ka më shumë se tre muaj që këngëtarja e shumëdiskutuar Valbona Peraj jeton në Amerikë dhe sukseset e saj janë të vazhdueshme. Në gjithë gjeografinë e shtrirjes së emigrantëve shqiptarë në Vendin e Ëndrrave, Valbona është e ftuar speciale e shumë evenimenteve kulturore-artistike, ku ajo përcjell muzikën e pastër shqiptare. Kushdo që ka parë në Facebook fotot e fundit të Valbona Peraj është befasur. Ajo tashmë është më elegante, më e bukur, më provokuese. Ajo që bie më shumë në sy, është se tashmë Valbona flokët i ka prerë shkurt gjë që ka bërë që të bjer më shumë në sy me fytyrën e bukur, sytë bojëqielli dhe shtatin elegant dhe të gjatë. Ka kohë që Peraj diskutohet si një ndër këngëtaret më seksi dhe me plot humor. Por ajo që po diskutohet më shumë për Valbonën është se, ajo pas shumë vitesh e vetmuar nga bota mashkullore, tashmë ka në krah një pjesëtar të familjes së Hollivudit, jo shqiptar. Kush është ky pjesëtar i familjes së famshme të Hollivudit? Pjesëtarë të familjes së saj, nuk duan ta bëjnë publike lidhjen, por zërat e të afërmve të saj thonë se ajo ka disa ditë që shoqërohet me një pjesëtar të familjes së Hollivudit. Vetë Bona në një status në FB ka theksuar se tashmë jeta e saj private do ndryshojë rrënjësisht, se tashmë kjo jetë është bërë më e bukur dhe më me dritë. Nuk janë llafe por është e vërtetë. Mos vallë kjo është arsyeja që Bona është bërë më e bukur, më elegante dhe me zë më të kthjellët? Ku ka zë nuk është pa gjë… Kur u largua për SHBA, askush nuk e besonte. Edhe tani lidhjen e re dikush e shikon me dyshim…Por po të shohësh ndryshimet e Bonës thua me të vërtetë se ajo po trondit skenat, por edhe shpirtin e një artisti që di ta kërkojë, ta dallojë dhe pse jo, ta shijojë një bukuri të tillë…Bona është një magjistricë që dhe djallin e ul në gjunjë dhe e bën të këndojë shqip, pasi temperamenti i saj rrezaton pozitivitet dhe mirësi. Të gjitha këto ndodhin kur Valbona po realizon një këngë të re që do jetë po aq befasuese, sa dhe risitë në jetën e saj private…Një këngë që ajo po e realizon me shpirt me bashkëpunëtorët e rinj, që e kanë mirëpritur në Amerikë..