Zv/ministri i drejtësisë, ironi me Metën: Shorti për KED doli KOPIL!
Mënyra si u zgjodhën anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi provokuan përplasjen e fortë mes Donald Lu dhe PS, në njërën anë dhe Adriatik Llallës dhe LSI, në anën tjetër. Tek mungesa e shortit e ka ënë theksin zv.ministri i drejtësisë, Arben Isaraj që ironizon qëndrimin e kreut të LSI, Ilir Metës duke luajtur me fjalët “kokë a pilë” që hidhen për shortin.
“AMERIKANI, që për tu marrë vesh me NE e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas Kushtetutës në “SHORT” na duhet edhe KOKA edhe PIL-i.
SHQIPTARI, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas Ligjit në “SHORT” nuk na duhet edhe KOKA edhe PIL-i.
E për të mos ta zgjatur dhe për t’i rënë shkurt SHQIPTARI-t na thotë se më mjafton KOKA pa PIL-in apo dhe PIL-i pa KOKËN.
E thënë shqip dhe shkurt “SHORT”-i kushtetues e do dhe KOKËN dhe PIL-in.
“SHORT”-i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL” shkruan Isaraj.