Basha denoncon punimet për sheshin “Veliera”: Dako shkatërron arkeologjinë për përfitime personale
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar punimet për sheshin “Veliera” në qytetin e Durrësit. Teksa ka hedhur akuza mbi kreun e Bashkisë së këtij qyteti, Basha tha se “Dako po shkatërron arkeologjinë për përfitime personale”.
“Dako po shkatërron arkeologinë për përfitime personale. 3 mln euro shkojnë për betonin e Vangjush Dakos, me këto para mund të ndërtoheshin banesa për të pastrehët. Mund të mbaheshin me ndihmë ekonomike 12 mijë familje. Mund të rregullohej problemi i kanalizimeve në Durrës”, tha Basha.
Më herët, kryedemokrati Basha njoftoi në rrjetin social “Facebook” takimin me qytetarët e Durrësit.
Duke u shprehur se situata në vend paraqitet e vështirë, Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestave të thirura nga PD.