Hapën sex-shop, ja lodrat erotike që kanë blerë më shumë shqiptarët
Armida dhe Chaiza janë prezantuar për publikun shqiptar me një sex-shop.
Të ftuara në një studio televizive, dy vajzat prezantuan produktet që do të shisnin, por nga ana tjetër rrëfyen edhe për jetën e tyre seksuale. Natyrisht që, për tema të tilla, reagimet do të priteshin. Në intervistën dhënë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, vajzat rrëfejnë se familja i ka kuptuar dhe mbështetur në këtë nismë të tyre. Nga ana tjetër, të dyja risjellin edhe njëherë konceptin që shqiptarët kanë për lodrat e seksit, duke u shprehur tashmë se ata janë gati të njohin kënaqësinë maksimale në seks. Risjellin edhe njëherë historinë aq shumë të përfolur për një marrëdhënie treshe, por duke theksuar se nuk janë lesbike.
Armida dhe Chaiza prezantohen për publikun shqiptar me një sex-shop online; si ju erdhi kjo ide?
Ne kemi organizuar mbledhje dhe festa të tilla me vajza dhe gra për raste të ndryshme, si festa beqarie, ditëlindje, madje edhe pas divorcit një natë mes shoqesh etj. Vumë re që kishim prekur një gjë interesante. Nëpërmjet një ëebsite, ne mund të krijonim një mjedis të sigurt, të besueshëm, me informacion të saktë. Ne menduam se ishte një rast i mirë për të zvogëluar atë hendek të mungesës së informacionit që ekziston midis produkteve të kësaj natyre dhe mënyrës së përdorimit. Nuk është vetëm te blerja e produkteve për të ndezur jetën intime, por si t’i përdorësh këto produkte, si t’i prezantosh në jetën tënde pa u ndier keq, i/e ndrojtur. Më e rëndësishmja, të ndihesh rehat në lëkurën tënde kur vjen fjala për seksualitetin tënd. Jemi këtu duke u munduar ta mbushim këtë hendek. Duam të vazhdojmë të sjellim informacion të saktë, që bën sens dhe qëndron edhe në jetën e përditshme.
Përse nuk menduat një biznes tjetër po sex-shop?
E kemi konsideruar këtë nismë si një hartë rrugore për udhëtimin tuaj të brendshëm drejt zhvillimit të konfidencës, diturisë dhe urtësisë në përmbushjen e jetës seksuale tani e në vazhdim.
Në media keni deklaruar se i keni provuar vetë këto lodra seksi pas një eksperience tresheje në shtrat; mendoni se është një deklaratë e “fortë” për një vend si Shqipëria?
Duam të dimë sa më shumë, të mësojmë për trupin dhe si t’u përgjigjeni stimulimeve, aq më shumë duam që të kuptoni se lubrifikantët mund të ndihmojnë në mungesën e lagështisë natyrale të trupit për të rritur kënaqësinë, si dhe të dish të prezantosh aksesorë në dhomën e gjumit që ju shpien drejt përjetimit të ndjesive të reja. Kështu që, është e vërtetë që i përdorim produktet tona. Për sa i përket eksperiencës sonë, ne gjetëm një zonë komforti duke ditur kufijtë dhe limitet e secilit. Nuk patëm asnjë presion për të bërë diçka që të bën të ndihesh keq, fajtor ose i turpëruar. Seksi është një marrëdhënie ku hyhet me respekt. Dhe, e shikoj që mund të shihet si deklaratë e fortë, por të qenët seksualisht aktive dhe pak kurioze nuk do të thotë të jesh “e/i keqe/keq”, do të thotë thjesht të jesh e/i gjallë. Të kujdesesh për përmbushjen e nevojave dhe fantazive të vetvetes dhe të partnerit, është thellësisht mënyrë personale e kujdesit për veten dhe vjen me një bonus të madh, është një ton më qejf.
Si kanë qenë reagimet deri më tani, keni hasur kritika?
Reagimet kanë qenë të shumta dhe të larmishme, por kjo ka sjellë një vrull të jashtëzakonshëm interesi, sepse është e shkruar në ADN dhe të gjithë duan të jetojnë një jetë seksuale më të shëndetshme dhe më sadisfaksionuese dhe duan të dinë ku është çelësi për të shkyçur sekretet e të qenit vetvetja edhe në krevat. Ne jeni përgatitur edhe për të rënë dakord me ata që nuk janë dakord me ne si edhe me kritikat. Qëllimi është të zbulojmë dhe mbajmë interesin dhe dëshirën. Për raportin tonë personal, ne e ndërtojmë marrëdhënien në bazë të komunikimit. Besoj se i njohin, por kanë një raport të ngurtë dhe të vështirë, sepse i analizojnë parimisht dhe degradojnë në bisedë si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve, harrojnë që është më tepër se kaq. Ka të bëjë me dëshirën seksuale, sjelljen seksuale, si atë emocionale, edhe atë biologjike. Për sa i përket përdorimit, kjo është arsyeja e “Zakonit të epshit”.
A kanë “frikë” nga fjala “vibrator”?
Nuk është e thënë të provohen vibratorët menjëherë. Duhet mbajtur në mendje që çdo gjë duhet filluar avash-avash. Ne ju rekomandojmë të merrni kohë që të siguroheni që nuk është shumë e nxituar dhe shumë shpejt, jepini një shans vetes ta eksploroni dhe të mësoni se çfarë lodre është për ty. Ju kujtohet besoj truku i dorashkave të silikonit me një vibrator… Ky është një hap i parë të sjellurit të një vibratori në dhomën e gjumit; duke u ndier rehat dhe mirë me masazhin, ju me delikatesë mund ta përdorni në pjesë të tjera më sensitive. Që aty e tutje jeni vetëm…
Mendoni se është ende tabu seksi në Shqipëri?
Seksi, tabu është në gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por ai është gjithashtu pasion, epsh, dhe duhet parë në një kornizë më të gjerë, duhet parë si një forcë shtyse me fuqi të jashtëzakonshme dhe jo si një turp, sepse kjo sjell frikë, shmangie, probleme të paadresuara dhe varrosje dëshirash.
Si bëjnë seks shqiptarët?
Besoj se janë pasionantë dhe shumë aktivë. Mendoj që, më tepër hiqen sesa janë në të vërtetë konservatorë, mendoj se janë gati që mundësitë e arta dhe pasionet e zjarrta të mos u ikin nga duart, por për momentin janë të çliruar vetëm kur nuk i sheh dhe nuk i dëgjon njeri. Shumë shprehen me këngë. I dëgjoj gjithmonë me kujdes këngët shqiptare; aty ka plot epshe dhe fantazi si dhe shumë pasion, ‘si dikur… kam një det dëshirash’… ose ‘ty të kam pritur, të më vije pa trokitur’… e deri te ‘dashnia për ty, fantazi e shfrenume…. Hajde të lagi me shampanjë…’
Si e ka parë Chaiza mentalitetin shqiptar, çfarë ju ka habitur më shumë?
Chaiza mendon se shqiptarët janë të gati për “Lets talk about sex, baby”, gjetjen e zonës së rehatisë, krijimin e zonës jogjykuese pozitive dhe mendjes së hapur. Ata kanë arritur në përfundim se është në rregull të jesh kurioz për sa i përket seksualitetit, të dish se çfarë të ndez dhe të stimulon, si mendjen, ashtu edhe trupin. Habia është në fillim, pastaj vjen kërkesa dhe dëshira për të pasur informacion të mirëqenë.
Si janë kërkesat deri më tani për lodrat e seksit?
Të shumta, sepse tani janë në fazën kur po pyetet partneri se çfarë i pëlqen dhe nëse do apo jo të provojë diçka të re, po fillon të lëvizë ingranazhi i të sugjeruarit, i dhënies së vëmendjes. Mbase ngadalë po vjen koha e kapërcimit të reaksionit të fillimit negativ dhe dëshira për të qenë i hapur dhe jo gjykues, mbi të gjitha. Të dyja palët kanë dëshirë të mësojnë së bashku dhe të komunikojnë brenda dhe jashtë shtratit.
Cili mendoni se do të jetë produkti më i shitur dhe pse?
Kremrat përmirësues, nxitës dhe lubrifikantët, çlirimi dhe çlodhja nga e përditshmja. Hapi i parë në një nismë është dëshira për të mësuar, hapi i dytë nga i butë në të egër është një proces, po që nuk merr shumë kohë.
Si ishte jeta e Armidës para se të vinte me një sex-shop?
Jeta ime fillon me ekspres të bërë nga Blendi shumicën e rasteve, me dashuri. Ka edhe mëngjese me turinj të varur (qesh) dhe përfundon me një gotë verë, po të dhënë nga Blendi, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Ai e përdor këtë “armë” për të çuar kilometrazhin nga zero në 100, unë e përdor si vënien e zeros në romancë. Jetët tona kanë ritme të shpejta. Ne të dy punojnë shumë dhe merremi me fëmijët. Unë nuk kam ndryshim nga një grua shqiptare e vërtetë. Ah, po, nuk di të bëj byrek (qesh). Atë e bën Blendi, fëmijët e pëlqejnë shumë.
A ju ka paragjykuar bashkëshorti në këtë nismë, sidomos pas daljeve publike; po prindërit?
“Po bota, ç’do thotë bota? Ç’faj ka bota?Fajin e ka Marigo mëkatarja…” (qesh) Nuk mund të pretendosh që hap rubinetin e çdo gjë rrjedh si ujë. Ky është një proces që merr kohë. Blendi më mbështet dhe nuk më paragjykon. Ne kemi mësuar rrugë të reja, të shijojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin, reagojmë pozitivisht, jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë me njëritjetrin. Ç’të bën fëmija, s’ta bën as perëndia! Prindërit tanë na kanë mësuar rëndësinë e traditës, etikës së punës, të qenët të fokusuar dhe që pasioni të bën të kapërcesh pengesat që dalin përpara.
Kush është Chaiza në të përditshmen e saj?
Chaiza në jetën e përditshme është një mama që vrapon për të përmbushur kërkesat dhe detyrimet që sjell të qenët prind; këtu përfshihen edhe telashet e tekat dhe dhimbjet e kokës dhe që kurrë nuk bën dot një ditë pushim. Jetoj me pasion dhe shikoj gjithmonë jashtë kornizës. Jam e fokusuar për të ndërmarrë këtë nismë, që është shumë ndjellëse, por edhe e vështirë. Natyra ime e butë dhe qetësia më ndihmojnë në një balancim të jetës, me gjithë surprizat që dalin. Djemtë dhe vajza janë pasuria dhe motivi i jetës sime./G Sh/