Albspirit

Media/News/Publishing

Kylie Minogue mund në gjykatë Kylie Jenner

Kylie Minogue ka fituar betejën ligjore kundër Kylie Jenner, këtë të hënë, mbi të drejtën e përdorimit të emrit. E di që tingëllon paksa qesharake kur e dëgjon, por shkaku kryesor i kësaj beteje ligjore ishte pikërisht përdorimi i emrit “Kylie” në biznesin e produkteve të kozmetikës nga ylli i “Keeping up With the Kardashians”.  Trademark Office e ka refuzuar ankesën e Jenner, por thuhet se ajo do të vijojë të apelojë vendimin.

Këngëtarja, Minogue, është shprehur se Jenner është një personalitet i radhës së dytë së të famshmëve dhe nuk meriton që të monopolizojë emrin “Kylie”. Ndërkohë, sipas saj, ajo është e njohur ndërkombëtarisht si një këngëtare e suksesshme, si një aktiviste në luftën kundër kancerit të gjirit,  ndaj Jenner nuk mund ta bëjë të vetin këtë emër. Që në fillim të karrierës së saj, këngëtarja është njohur vetëm nga ky emër ndaj i duket qesharake, që 19-vjeçarja, të njihet njësoj si ajo. Sipas avokatëve të saj, kompania e kozmetikës së Jenner ka bërë konfuze audiencën dhe fansat.

Image result for Kylie Minogue

Image result for Kylie Minogue

Image result for kylie jenner body

Image result for kylie jenner body

Please follow and like us: