Albspirit

Media/News/Publishing

May: Një Skoci e pavarur nuk do të jetë pjesë e BE

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa May ka deklaruar se Skocia e pavarur nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë një debati mbi aktivizimin e nenit 50 për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga unioni, May është përplasur me deputetin e Partisë Kombëtare Angus Robertson, i cili ka këkruar një dakordësi unanime të ishullit para aktivizimit të artikullit.

Një Skoci e pavarur nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Kështu ka deklaruar kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa May, të mërkurën në një fjalim të mbajtur në parlamentin britanik. E pyetur ngan deputeti i Partisë Nacionale, Angus Robertson, nëse  do të vijonte të aktivizonte divorcin e Britanisë nga BE-ja pa rënë dakord për një pozicion negociues mbarëkombëtar brenda ishullit, May u shpreh:

“Do të doja t’iu kujtoja 2 gjera. Pikësëpari, Gjykata  e Lartë ka qenë shumë e qartë se parlamenti skocez nuk ka veto mbi nxitjen e nenit 50. Projekt-ligji padyshim i jep fuqi  qeverisë për të aktivizuar Nenin 50. Dhe këtë pikë do ta sjellë gjithmonë në vemendje sepse i referohet interesave të Skocisë brenda Bashkimit Evropian. Një Skoci e pavarur nuk do të jetë në Bashkimin Evropian.“

Pjesa më e madhe e skocezëve mbështetën qëndrimin në BE gjatë referendumit të vitit të kaluar, ndërsa partia në pushtet Partia Kombëtare Skoceze, e cila humbi përpjekjen e parë për pavarësi në vitin 2014, ka bërë të ditur se do të zhvillohet një tjetër votim për këtë çështje, nëse pikëpamjet e tyre ndaj “Brexit”-it do të refuzohen në negociatat e ardhshme për divorc nga Brukseli.

Të martën, Parlamenti skocez refuzoi planet për “Brexit” nga May në një votim simbolik dhe jodetyrues.

Please follow and like us: