Mbërrijnë në Tiranë monitoruesit ndërkombëtar të Vetingut
Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut ka mbërritur në Tiranë ditën e djeshme dhe sot ka nisur takimet e para zyrtare me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.
Takimi është zhvilluar në selinë e delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë. Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera shoqërohet nga tre anëtarë të tjerë, të cilët do të përbëjnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut.
Tre zyrtarët e tjerë, pjesë e misionit, janë nga Gjermania, Italia dhe Austria.
Pas takimit me Lu e Vlahutin, Calavera pritet të zhvillojë një deklaratë për mediat për sqaruan rolin e ONM dhe mënyrën sesi do të monitorohet procesi i Vettingut, kandidatët për të cilin do të verifikohen.
Genoveva Ruiz Calavera është Drejtore për Ballkanin perëndimor në Komisionin Europian. Ruiz Kalavera që ka punuar në task-forcën e KE-së për rindërtimin e Kosovës dhe tashmë do të drejtojë një operacion të rëndësishëm për pastrimin e sistemit të drejtësisë në vend nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar apo që kanë lidhje politike.