Albspirit

Media/News/Publishing

Nxirre gjuhën të tregoj si je

Ndryshimet në gjuhë tregojnë çka s’është në rregull me organizmin tuaj. Ja se si duhet të interpretohen shenjat në të si dhe çfarë duhet ndërmarrë!

Kontrollimet mjekësore zakonisht fillojnë me shikimin e gjuhës, sepse ajo flet për shëndetin e përgjithshëm. Gjuha e personit të shëndoshë është në ngjyrë të kuqërremtë, ngjashëm me mukozën e gojës. Ngjyra jo e zakonshme e gjuhës, njollat e imta ngjyrëçelët ose lythëtat e kuq, flasin për ndonjë çrregullim në organizëm, pak a shumë serioz.

Në disa raste, prejardhja e problemit mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm  mjekësor, derisa te të tjerat janë të domosdoshme analizat specifike (për shembull, analiza e gjakut). Kur të zbulohet shkaku dhe të shërohet çrregullimi, gjuha përsëri do të marrë pamjen e natyrshme.

Gjuha e ënjtur dhe e skuqur

Gjuha e ënjtur dhe më e madhe se normalisht, e skuqur me cepa si të grisur, është me thatësi të pakëndshme, me djegie, te disa edhe me dhimbje, madje me përpirje të vështirësuar. Kjo flet për pezmatim (kallje) të gjuhës, të shkaktuar nga bakteret, ose shumë më shpesh, nga virusi, i ngjashëm me herpesin.

Çfarë të bëhet? Çrregullimi mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm të mjekut, në të shumtën e rasteve, sepse pezmatimi është kryesisht me prejardhje virusale. Nuk ka ilaç, por duhet pritur që të kalojë spontanisht. Shpëlarja me ujë dezinfektues dhe anestetikë të lehtë, do ta zbusë dhimbjen dhe do të pengojë zgjerimin e infeksionit.

Gjuha e kuqe me kokrra të bardha

Gjuha është me ngjyrë intensive të kuqe, me njolla të bardha, të cilat mund të shfaqen edhe në brendi të gojës. Mund të jetë fjala për kandidiazë ose infeksion të shkaktuar nga kërpudha Candida albicans, e cila jeton në gojë. Ose mund të jetë pasojë e përdorimit të gjatë të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën normale të gojës.

Çfarë të bëhet? Me kontrollim të zakonshëm dhe me marrje të strishos, mjeku do të vërtetojë a është fjala për kandidiazë, e cila shërohet me shurup antimikotinë, me të cilin shpëlahet goja.

Gjuha e lëmuar dhe e hollë

Sipërfaqja e indit të gjuhës është “më e hollë”, dhe shumë e lëmuar, jo me vrazhdësi, siç është në kushte normale, si dhe më e skuqur se rëndom. Kjo flet për mungesën e vitaminave A dhe E, si pasojë e përdorimit të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve dhe e kanë vështirësuar absorbimin e materieve ushqyese. Për shkak të mungesës së këtyre dy vitaminave, lëkura bëhet e errët dhe pa shkëlqim, flokët të thyeshëm, ndërsa cepat e buzëve të qëruar.

Çfarë të bëhet? Problemi mund të zgjidhet me përdorim të ushqimit të pasur me pemë dhe perime, të pasura me vitaminat A dhe E.

Gjuha e bardhë, e thatë

Gjuha është e mbuluar me shtresë të bardheme, e thatë dhe me kallje. Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes (gripi, ftohja, tretja e dobët), shpesh e shoqëruar me temperaturë të lartë.

Çfarë të bëhet? Mjafton kontrollimi i rëndomtë mjekësor. Kur të shërohet sëmundja, edhe gjuha do të normalizohet.

Gjuha e zezë

Sipërfaqja e gjuhës mund të jetë e zezë, me fije që duken si qime, shkruan Shegaime. Fjala është për infeksion me kërpudhën Aspergillus niger, e cila ndodh kur flora bakteriale ndryshon me përdorim të gjatë të antibiotikëve.

Çfarë të bëhet? Gjuha duhet shpëlarë me ujë dhe me sodë bikarboni. Që të largohet ngjyra e errët, do të ndihmojë fërkimi i çdo ditshëm me brushë të dhëmbëve.

Gjuha si dredhëz

Është përplot ‘puçërrza’ të vogla me dhimbje. Rëndom shfaqet temperaturë e lartë, dhimbje fyti dhe me turbulencë. Në lëkurë mund të shfaqen përnjëherë njolla të imëta të kuqe, që mund të jenë simptoma të sharllahut, sëmundje ngjitëse, e cila i sulmon kryesisht fëmijët, ndërsa e shkakton bakteri nga familja e Streptokokëve.

Çfarë duhet bërë? Diagnoza mund të caktohet me kontrollim të zakonshëm të mjekut. Duhet përdorur antibiotikë, në mënyrë që të përshpejtohet shërimi dhe të zvogëlohet përhapja.

Gjuha e zbehtë

Gjuha është shumë e zbehtë, sidomos në skaje, ndërsa sipërfaqja është me shkëlqim për shkak të humbjes së qelizave. Mund të bëhet fjalë për anemone ose si mungesë e hemoglobinës, materie e pranishme te qelizat e kuqe të gjakut. Pikërisht hemoglobina i jep gjakut ngjyrën natyrale, të kuqe. Gjendja e këtillë mund të nxisë ligështimin, zbehtësinë, kokëdhembjen, përqendrimin e dobësuar.

Çfarë të bëhet? Që të konstatohet anemia, është e nevojshme analiza specifike e gjakut. Forma më e shpeshtë e anemisë shkaktohet nga mungesa e hekurit: që të shërohet, duhet shtuar përdorimi i ushqimit të pasur me hekur, siç është mishi i kuq, bishtajat, spinaqi dhe shtesat në ushqim, sipas udhëzimeve të mjekut.

Gjuha me dhimbje dhe me thellime të vogla

Në gjuhë vërehen thellësi të vogla me dhimbje, saqë ngandonjëherë e vështirësojnë përpirjen. Cepat janë të skuqur, me afte, të shkaktuara nga infeksioni virusal. E sulmojnë gjuhën dhe muret e gojës: janë me shumë dhimbje dhe shërohen ngadalë.

Çfarë të bëhet? Goja duhet shpëlarë me lëng dezinfektues, ndërsa në afte duhet vënë mjet të posaçëm dezinfektues, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet. Zakonisht, kalon për një javë.

Please follow and like us: