Qendra izraelite Yad Vashem, me ekspozitë për shqiptarët që shpëtuan hebrejtë nga Holokausti
Ekspozita online tregon se vetëm një familje nga Shqipëria mundi të mos shpëtonte, ndërsa të tjerat familje shpëtuan të gjitha. Në Shqipëri, në fund të Holokaustit kishte më shumë çifutë sesa në fillimin e tij.
Qendra izraelite Yad Vashem, me ekspozitë për shqiptarët që shpëtuan çifutët nga Holokausti
Shqipëria është ndoshta i vetmi shtet në botë i cili nuk i dorëzoi çifutët tek Hitleri.
Në vitin 1933, kur Hitleri gjerman erdhi në fuqi, një numër i madh i çifutëve u vendos në Shqipëri. Nuk ka numër të saktë, megjithatë thuhet se rreth 1800 çifutë janë futur në Shqipëri nga Jugosllavia, Austria, Greqia e Gjermania.
E shqiptarët i shpëtuan. Disave u dhanë dokumente falso për ti lënë të jetonin mes tyre, që të mos bëheshin viktima të Hitlerit dhe Holokaustit të tmerrshëm.
Memoriali dhe Qendra Botërore për Kujtimin ndaj Viktimave të Holokaustit – Yad Vashem, i njohur për kujtimin që i bën viktimave të Holokaustit, ka hapur një ekspozitë të fotografive me shqiptarët që shpëtuan çifutët nga një prej tmerreve më të mëdha që ka përjetuar njerëzimi ndonjëherë. Historitë e shqiptarëve janë aq të dhimbshme sa edhe të çifutëve që shpëtuan, falë kodit të besës së shqiptarit.
Ekspozita online tregon se vetëm një familje nga Shqipëria mundi të mos shpëtonte, ndërsa të tjerat familje shpëtuan të gjitha. Në Shqipëri, në fund të Holokaustit kishte më shumë çifutë sesa në fillimin e tij.
Merushe Kadiu
Në ekspozitë paraqiten tregimet e shqiptarëve. Merushe Kadiu tregon se si ka strehuar në vitin 1940 dy çifutë nga Greqia, për ti shpëtuar nga fashistët e Italisë. Kontrolla nonstop nga patrullat gjermane e kishte bërë të pamundur jetesën, por megjithatë dy çifutët, Sandra dhe Jakov, kanë udhëtuar për në Izrael.
Lime Balla
Tregimi i Destan dhe Lime Ballës është një tjetër krenari për shqiptarët. 17 çifutë dolën në fshatin Shengjergji, duke u ikur gjermanëve. Familja Balla u dha strehim dhe largim nga vdekja, ndërsa ata më pas erdhën në Prishtinë. Në vitin 1990 familja çifute që u shpëtua nga shqiptarët u lajmërua e gjallë.