Albspirit

Media/News/Publishing

Shkencëtarët e Oksfordit: Ja 3 mënyrat se si do të vijë fundi i botës

Instituti për të ardhmen e njerëzimit në Universitetin e Oksfordit ka publikuar një raport përmes së cilit paralajmërohen tre kërcënime të mëdha të njerëzimit: pandemia, ndryshimet ekstreme klimatike dhe lufta bërthamore.

Shkencëtarët paralajmëruan se duhet bëhet reagim urgjent nga udhëheqësit botërorë që të marrin masa në kufizimin e rrezikut.

Ata kanë përcaktuar edhe hapat kryesor për të zvogëluar kërcënimet esenciale, transmeton lajmi.net.

Siç thonë ata, liderët duhet të bëjnë përpjekje në planifikimin e sëmundjeve ekstreme, të tilla si Ebola dhe Zika. Sëmundjet e reja janë kërcënim i madh, për shkak se ato shkaktohen nga patologjitë e panjohura kundër të cilëve nuk ka vaksina. Ato bëhen shumë të rrezikshme dhe infektive, simptomat kuptohen me vonesë, që do të thotë se njerëzit e infektuar nuk e kuptojnë menjëherë sëmundjen dhe infektojnë edhe njerëzit e tjerë pa e ditur.

Pas kësaj, sëmundja shndërrohet në kërcënim serioz dhe shpejt edhe vaksinimi bëhet i pamundur.

Në botën moderne hipermobilnomi, një sëmundje vdekjeprurëse mund të bëjë shkatërrimin e racës njerëzore.

Raporti gjithashtu tregon, edhe për nevojën e punës më të qëndrueshme në identifikimin e armëve biokimike.

Armët nukleare kanë aftësi të shkatërrojnë qytete të tëra për vetëm disa sekonda dhe për këtë arsye quhet edhe arma më shkatërruese në botë.

Në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, shkencëtarët e shquar kishin paralajmëruar një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe BRSS-së e cila mund të përfshi botën në një dimër bërthamor katastrofik.

Një zjarr në qytete dhe pyje, në stratosferë mund të shkaktojë re të mëdha hiri që e bllokojnë diellin dhe më pas duhet të kalojnë vite të tëra që ato të largohen nga shiu.

Skenari i tyre më i keq është se ato parashikohen të bllokojnë 99% të diellit për disa muaj, ku me pas do të ndalet procesi i fotosintezën duke shkaktuat mungesë të ushqimit.

Temperaturat do të bien për 10 gradë dhe kjo gjendje do të zgjas me vite, apo edhe dekada, nga kjo më pas do të vdesin bimët, kafshët dhe njerëzit.

Autorët e raportit thonë se është e nevojshme që t’i kushtohet vëmendje e madhe menaxhimit të situatës, pasi nëse i kushtohet rëndësi atëherë mund të kontrollohet rreziku.

Ata po ashtu, bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që ta shqyrtojë rëndësinë e së ardhmes së njerëzimit dhe të zvogëlojnë kërcënimet ekzistenciale.

Përveç kësaj ata propozojnë krijimin e ekipeve ndërkombëtare për të menaxhuar rreziqet e fatkeqësive, si dhe futjen e ligjit ndërkombëtarë për të siguruar zbatimin e këtyre angazhimeve.

Please follow and like us: