Albspirit

Media/News/Publishing

Zumës i flakëron suma: sjell 400 ushtarë në parlament, për ta ruajtur nga opozita

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma urdhëroi vendosjen e rreth 400 trupave ushtarake për të ruajtur rendin dhe qetësinë në parlament, me rastin e adresimit të përvitshëm të tij për gjendjen e kombit, ditën e enjte.

Partitë e opozitës e kanë dënuar vendimin si “një deklaratë lufte”. Adresimet e mëparshme të presidentit Zuma janë shoqëruar me protesta dhe përleshje ndërsa deputetë të opozitës kanë kërkuar dorëheqjene tij. Zumën e kanë shoqëruar historitë e korrupsionit dhe dyshimet e lidhura me përfshirjen e tij për më shumë se një dekadë.

Me anë të një deklarate, të nxjerrë nga zyra e presidentit, thuhet se Zuma ka autorizuar vendosjen e ushtarëve për të punuar së bashku me policinë në ruajtjen e rendit. Kjo është hera e parë që trupat ushtarake do të kenë në parlament rol për ruajtjen e sigurisë, e jo vetëm ceremonial siç e kanë pasur gjithnjë.

Sipas raportimeve në median lokale, burime të shërbimeve sekrete kanë paralajëmruar se mund të ketë trazira masive ditën e enjte gjatë fjalimit të presidentit.

Që kur fituan vende në parlament në vitin 2014, anëtarët e partisë së Luftëtarëve për Liri Ekonomike, kanë shkaktuar ndërprerje të seancave duke kënduar dhe brohoritur kundër presidentit për shkak të dyshimeve ndaj tij për korrupsion.

Please follow and like us: