Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e Berishës për ministren Felaj: Anëtare e vjetër e organizatave mafioze, ia rrëmbyen burrin

“Ti je një ndrikull”. Ish- kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tregoi një histori, që sipas tij i kishin marrë burrin peng.
“Ndrikulla që foli para meje, është anëtare e vjetër e organizatave mafioze. Ia rrëmbyen burrin. Ia mbajtën bandat në zyrat e bashkisë, ose në zyra të tjera të Urës Vajgurore. Kjo kishte marrë përsipër të lironte banditin, kishte marrë paret kjo. Kur nuk e liroi, i morrin burrin peng. Kjo ishte gati të falte dhe burrin po e kapëm ne. Kjo ndrikull shpirt-kazmë. Ti je një ndrikull, s’ke më ndjenja”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Please follow and like us: