Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Thasët e bankave po vidhen me ndihmën e shtetit

Deputeti i partisë LIBRA  Ben Blushi thotë se disponon prova për grabitjen e sotme në Rinas ku u morën rreth 2 milionë Euro. Në një status në “Facebook”, deputeti Blushi shkruan se grabitja e parave nga makinat e blinduara është bërë me ndihmën e shtetit.
Postimi i plotë i Ben Blushit n ë “Facebook”

Kush i mbron bankat?

bbfbMiku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse s’ka vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!

Please follow and like us: