Albspirit

Media/News/Publishing

Fevziu anulon Blushin nga Opinion 

Sot në mbrëmje në emisionin Opinion të Blendi Fevziut ishte i ftuar iniciatori i partisë LIBRA, Ben Blushi, por si pasojë e ngjarjes së sotme të vjedhjes së furgonave me para të bankave që po transporoheshin për në Rinas, kjo intervistë është shtyrë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Blushi mirëkupton shtyrjen e intervistës pasi vjedhjet e bankave, sipas ish-deputetit socialist, janë kthyer në “serial”. Blushi gjithashtu ka akuzuar qeverinë se “ndihmon” vjedhjet e “thasëve të Republikës” dhe se republika po bie.

Postimi i plotë i Ben Blushit në faqen e tij në Facebook:

“KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!”.

Please follow and like us: