Albspirit

Media/News/Publishing

FOTO/ Lipoma e kthen burrin në përbindësh, s’ka para për operacion

Një burrë nga një fshat afër Rizhao City, të Kinës ka qenë i detyruar të jetojë me një masë gjigande në gushë për më shume se 10 vjet. 56-vjecari, Liu Zhihe vendosi që të sakrifikonte shëndetin për të kursyer para për familjen e tij, duke mos marrë trajtim mjekësor.

Burri që ka punuar si fermer, tani po u bën thirrje banorëve të fshatit që ta ndihmojnë atë me para, për të përballuar kostot e kurimit.

Sipas Liu, rreth 10 vjet më parë vuri re një gungë në gushë,e cila kishte madhësinë e një veze. Ai shkoi që ta shihte tek doktori, ku ky i fundit i tha atij se lipoma duhej hequr me operacion, i cili kushtonte rreth 7 mijë -8 ,mijë jen (815-930 paund).

Atë kohë  burri nuk mund ta përballonte kurimin, e për pasojë masa iu rrit në të gjithë qafën. Ai shkoi serish në spital dhe atje i thanë se operacioni kushton rreth 30 mijë-40 mijë jen (3491-4657 paund).

Please follow and like us: