Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati i ndërtuar si bunker

Njerëzimi është tani vetëm 2.5 minuta larg apokalipsit. Shkencëtaret e “Doomsday Clock”, orës simbolike që përfaqëson numërimin mbrapsht drejt një katastrofe të mundshme globale, e kanë afruar atë me 30 sekonda më pranë mesnatës.

Sa më pranë mesnatës të janë akrepat imagjinarë, aq më të larta janë rreziqet me të cilat përballet planeti yne.

E në këto kohë pasigurish të mëdha që kërcënojnë Tokën, që nga shpërthimi i një luftë bërthamore e deri tek goditja nga një kometa a asteroid, mirë është të kesh një plan B.

Pikërisht këtë plan mundëson projekti për ndërtimin e “Doomsday Village”, fshati i fundit të botës. Bëhet fjalë për një kompleks i përllogaritur në total me vlerën e 320 milionë dollarëve me vendndodhje në Ector të Teksasit.

Ajo që propozojnë ideatorët nuk është vetëm një bunker mbijetesë apokalipsi, por një mjedis që siguron gjithçka për një jetesë normale, gjithmonë për aq sa mund të quhet normale nën tokë.

Fshati do të jetë i pavaruar nga pjesa tjetër në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Një fermë të përbashkët, që do të prodhojë fruta dhe perime duke përdorur ndriçimin artificial, mjedise argëtimi, kinema, bare dhe madje edhe një fushë golfi.

Projekti synon strehimin e rreth 1 mijë personave dhe kostoja për marrjen e një apartamenti-bunker në të, pritet të shkojë në disa dhjetra milionë dollarë.

Please follow and like us: