Klodian Tomorri: Si gënjeu Avokatja e Shtetit për CEZ
Sa interesante qenka kjo pune:
Bashkeshorti i Avokates se Shtetit paska qene avokat i CEZ.
Avokatja e Shtetit perfaqesoi shtetin shqiptar ne zgjidhjen me mirekuptim te marreveshjes me CEZ. Qytetaret paguan 100 milione euro per ate marreveshjen.
Kontributi kryesor i avokates se shtetit eshte ai neni 9 i marreveshjes qe amnistoi cde veper penale te drejtuesve te CEZ gjate vite e 2009-2013.
Kjo eshte njesoj sikur te vesh ne nje gjyq dhe avokti yt te jete bashkeshorti i gjyqtares. Vetem se ky nuk ka qene thjesht nje gjyq. Ka qene nje marreveshje ku ne loje ishin 1 miliarde dollare.
Por nuk mbaron ketu. Studioja ligjore ku bashkeshorti i avokates eshte ortak, paska qene ajo qe ka lidhur kontraten me DIA-n dhe shume kompani te tjere per mbledhjen e borxheve, ku shtetit desh ju grabiten edhe 100 milione euro te tjera.
Situata behet edhe me interesante, pasi kur u pyet ne parlament, para se te dilnin dokumentat, avokatja e shtetit e genjeu Parlamentin dhe mohoi qe bashkeshorti i saj te kishte punuar ndonjehere per CEZ.
Hajde shtet hajde.