Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat pro qeveritare nxjerrin urimin e Ramës për Trump 

Pas ndërhyrjes së paprecedentë që bëri në fushatën amerikane kundër Donald Trump dhe lutjeve të tipit “Mos e thëntë Zoti që ai të bëhet president”, Edi Rama publikon urimin që i bëri presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Akuzave të opozitës se me qëndrimin e tij, Rama rrezikoi dëmtimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, iu përgjigjën mediat pranë qeverisë.
Ky është dokumenti që vërteton se Kryeministri ka uruar Trump për detyrën e re në ditën e inaugurimit të tij, më 20 Janar, i publikuar nga Javaneës.al
Ndër të tjera Rama shkruan: “Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për sukses si President I 45-të I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, I vendit mik e partner strategjik për Shqipërine dhe shqiptarët”.
Gjatë fushatës presidenicale amerikane, Edi Rama etikoi, atëherë kandidatin republican për president Trump, si turp të civilizimit, deklaratë që solli reagimin e menjëhershëm të opozitës e cila shpërtheu në akuza drejt Ramës se po vendos interesat personale përpara atyre kombëtare.

Please follow and like us: