Albspirit

Media/News/Publishing

Mënyra më e mirë për të pastruar mbeturinat nga zorrët, rënë nga pesha dhe reduktuar celulitin

Farat e linit konsiderohen si një nga elementët më të rëndësishëm natyral që ndihmojnë në normalizimin e funksionit të zorrëve dhe nxisin tretjen.

Ato janë të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra. Për shkak të të gjithë këtyre elementëve që përmbajnë ato ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës së tepërt nga trupi dhe nxisin metabolizmin. Çaji i farave të linit rekomandohet për personat që janë mbipeshë, pacientët që vuajnë nga gastriti, ulçera e stomakut, hemorroidet, kapsllëku etj.

Përgatitja

Hidhni 3 lugë gjelle fara lini në një litër ujë, valojini për disa minuta dhe lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë gjithë natës.

Ju mund ta pini lëngun e saj (i cili do të trashet) 3 herë në ditë, rreth 150 ml, gjysmë ore para se të konsumoni ushqim. Përdoreni këtë çaj për 10 ditë dhe më pas bëni një pushim 10 ditor për ta ripërsëritur atë.

KUJDES!!! Konsultohuni me mjekun përpara se ta përdorni këtë metodë sepse edhe kurat popullore nuk mund të ndikojnë në të njëjtën mënyrë tek të gjithë njerëzit. /Burimi: healthdigezt – Gazeta Shendeti/

Please follow and like us: