Pjerin Ndreu: Bankat bashkëpunojnë me grabitësit!
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar për super grabitjen e radhës në rrugën e Rinasit.
Deputeti shprehet se duhet investiguar dhe gjetur burimi i rrjedhjes së informacionit për sasinë e vlerave monetare që po transportoheshin.
Ndreu hedh dyshime të forta se banka, shoqëria e transportimit apo destinacioni i mbërritjes kanë dikë që bashkëpunon me grupin e grabitësve.
“Duhet investigu dhe gjete burimi i rrjedhjes se informacionit per sasine e vlerave monetare qe po transportoheshin. Banka, shoqeria e transportimit apo destinacioni i mberritjes kane dike qe bashkepunon me grupin e grabitesve. Nuk ka sipermarrje kriminale te ketij lloji, ne ate vend me dendesi levizje, me shkalle te larte rreziku, pa “sukses” te garantuar per sa i perket sasise se parave qe ndodhen ne makine”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.