Rolanda Limani: Synimi ynë është ruajtja e indetitetit kombëtar
INTERVISTA/ Flet Kryetarja e Shoqatës Kulturore-Atdhetare Shqiptare “12 qershori” në Austri, Rolanda Limani
– Motua dhe qëllimi i shoqatës tonë është ruajtja e indetitetit kombëtar, mos asimilimi i gjuhës shqipe dhe mos humbjes së traditave apo zakoneve
– Shoqata “12 qershori ” mban një emër të madh përkujtimor , hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovën tonë
– Në Austri në përgjithësi janë afër 80 mijë shqiptar prej të cilëve vetëm në Vjen janë përafërsisht 30 mijë
– Në 9 mars 2016, deputetja austriake Gabriele Mörk në Ditën Ndërkombëtare të gruas më nderoi me çmimin “Helene Potez ” që do të thotë “Gruaja e vitit”
– Duhet të falënderojmë shtetin Austriak për lejimin e shkollave shqipe
Albert Z. ZHOLI
Ka lindur dhe është rritur në qytetin më të bukur të Kosovës, qytet me një kulturë dhe traditë të lashtë Gjakovë. Në Gjakovë ka kryer shkollimin e mesëm. Më pas studioi në Austri ku është specializuar në disa fusha kulturore-artistike si dhe arsimin profesional në Vjenë në fushën e integrimit të minoriteteve dhe pikërisht kjo është edhe puna me të cilën është çdo ditë e angazhuar. Në Vjenë formoi Shoqatën Kulturore-Atdhetare, “12 qershori ” që mban një emër të madh përkujtimor , hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovën tonë martire. Ka një rol të madh për ruajtjen e traditave dhe zakoneve shqiptare në emigracion si dhe në përhapjen dhe vazhdimësinë e shkollave shqipe që autortitetet austriake i kanë lejuar pa hezitim.
U larguat nga Gjakova e bukur që e doni aq shumë. Cila ishte arsyeja e emigrimit?
Në vitin 1992, shkova në Austri për të vizituar familjarët e mi dhe ngela për fare pasi u martova. Pra, disa herë gjërat nuk parashikohen. Jeta ka befasira!
Si ishte pritja që ju bënë dhe a ke ndjerë shenja racizmi në Austri?
Asnjë shqiptar nga gjithë trevat tona nuk ka pasur shenja racizmi në Austri. Janë pritur në mënyrë korrekte dhe u janë plotësuar kërkesat që ata kanë paraqitur. Përsa po them jam dëshmitare se një periudhë të gjatë kam qenë dhe përkthyese pasi e zotëroja gjuhën Austriake.
Si ju ka lindur dëshira që të merreni me aktivitete kulturore dhe si ju lindi ideja për të ngritur Ansamblin Kulturor të diasporës në (Vjenë)?
Që në fëmijëri kam qenë e angazhuar në shumë aktivitete kulturore artistike. Kjo ka ndikuar që tek unë të zhvillohet dhe kultivohet dashuria për artin dhe kulturën shqiptare. Unë besoj se, nëqoftëse nuk punohet në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, nuk kemi se si të zhvillojmë dashurinë tek fëmijët shqiptarët për kulturën shqiptare. Për këtë arsye vendosa që të merrem me këtë punë dhe isha e bindur që kjo jo vetëm që do të ndihmojë shqiptarët në Austri të ruajnë identitetin e tyre por, po ashtu, të paraqesin dhe promovojnë vlerat e kësaj kulture kaq të pasur.
Ju keni një shoqatë Kulturore Atdhetare, cila është kjo shoqatë dhe kur u formua?
Që në fillim me një grup miqsh e pamë të nevojshme komunikimin me njeri-tjetrin dhe po me këta shqiptar të trevave të ndryshme, mbas diskutimeve, formuam dhe regjistruam sipas rregullave shoqatën aktuale “12 qershori” në vitin 2006 , ku ju shtua numri anëtareve dhe pjesëmarrja e tyre në kohë rekord. Në këtë periudhe 10-vjeçare na janë afruar dhe shumë miq austriak apo dhe emigrantë nga shtete të tjera , mbasi janë njohur me aktivitetet tona që kanë qenë të shumta. Kemi formuar grupin e valleve dhe këngëve të çdo krahine të kombit tonë duke aktivizuar fëmijët e lindur e rritur ne Austri . Kemi bërë prezantime të shumta të tradicioneve tona në ushqime që janë preferuar shumë nga të huajt. Po kështu kemi bërë prezantime të veshjeve kombëtare të disa krahinave. Pra i kemi njohur e kemi dhënë shumë nga kultura jonë, por edhe kemi marr shumë prej tyre.
Nga i keni marrë artistët e vegjël që keni në grup, cilët janë ata dhe cila është origjina e tyre?
Edhe unë e pëlqej t’i thërras artistë të gjithë këto fëmijë të angazhuar në aktivitetet e “12 Qershorit”. Ato janë të gjithë shqiptar që jetojnë në kryesisht në Vjenë dhe që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia po ashtu edhe fëmijë nga Presheva.
Mund të përmendni me emër dhe mbiemër disa nga artistët më të njohur të grupit tuaj ?
Për mua të gjithë ato janë shumë të rëndësishëm dhe emrat e tyre ndodhen në të gjitha hapësirat e Shoqatës së “12 Qershorit” dhe këtu nuk do të doja të veçoja asnjë në veçanti.
A kujtoni disa mbresa të bukur nga kontaktet kulturore që keni pasur në këto vite dhe na i rrëfeni shkurt disa prej tyre?
Unë e adhuroj momentin kur pas punës 1-vjeçare arrij të shoh fëmijët duke kënduar dhe recituar shqip si dhe duke vallëzuar nën ritmet e melodisë shqipe. Sa herë që arrijmë të prezantojmë denjësisht kulturën tonë, për mua emocionet janë të papërshkrueshme.
Cilët kanë qenë dhe mbeten bashkëpunëtorët tuaj më të mirë në këtë rrugë ?
Gjatë këtij rrugëtimi, shoqatës së “12 Qershorit” i janë bashkangjitur një numër i madh i bashkëpunëtorëve. Duke filluar nga: Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Austri, artistët shqiptar si në Austri ashtu edhe Shqipëri dhe Kosovë, komuniteti i biznesmenëve shqiptar në Vjenë, klasa intelektuale shqiptare në Vjenë si dhe familje të shumta shqiptare, këtu shumë njerëz na kanë përkrahur dhe na përkrahin.
Cilat kanë qenë kontaktet me përfaqësues të shtetit ku banoni ose dhe në shtetet e tjera kur është fjala për këtë nismë kaq të bukur?
Ne kemi arritur që të institucionalizojmë punën tonë dhe të informojmë edhe nivelet më të larta shtetërore për punën tonë. Në çdo aktivitet të organizuar nga “12 Qershori” për festat kombëtare kanë marrë pjesë gjithmonë personalitete austriake si dhe deputetja komunale Gabriele Mörk e cila, bashkë me Kryetaren dhe kryesinë e komunës, kishin vendosur që në Ditën Ndërkombëtare të gruas, në 9 mars 2016, të më nderonin mua për angazhimin social që po beja në integrimin me fëmijë dhe gratë tona shqiptare, me çmimin “Helene Potez ” që do të thotë “Gruaja e vitit”.
Cilat janë objektivat e kësaj shoqate?
Motua dhe qëllimi i shoqatës tonë është ruajtja e indetitetit kombëtar, mos asimilimi i gjuhës shqipe (gjuhës së nënës) dhe mos humbjes së traditave apo zakoneve të bukura që na kanë ngelur nga të parët tanë. Tek shoqata jon ajo mund të shihet shumë thjesht, mjafton që të shikosh se si të gjithë këta fëmijë shqiptar, jo vetëm që nuk kanë humbur gjuhën shqipe por ato janë edhe krijues të këngëve,valleve dhe poezive në gjuhën shqipe kurse së dyti, bashkimi i komuniteti shqiptar na çon drejt përmirësimit dhe ngritjes së pozitës sonë shoqërore. Sot ky në migrim ky besoj se është patriotizmi më i madh
Sa emigrantë shqiptarë ka në Austri dhe a jeni të organizuar?
Në Austri në përgjithësi janë afër 80 mijë shqiptar prej të cilëve vetëm në Vjen janë përafërsisht 30 mijë të integruar e punësuar si dhe mjaft të organizuar si në shoqatën tonë “12 qershori ” që mban një emër të madh përkujtimor , hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovën tonë, njëkohësisht janë të organizuar dhe në shoqata te tjera si “ILIRIA” SV- Albania, “Liga shqiptare në Austri , “Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar në Austri “Aleksandër Moisiu ” ,“ Këshilli koordinues i shoqatave shqiptare në Austri“. Në këto shoqata si dhe në timen ka shqiptarë nga të gjitha trevat.
A ruhet gjuha shqipe nga fëmijët e emigrantëve dhe si ruhet ajo?
Duhet të falënderojmë shtetin Austriak për lejimin e shkollave shqipe ku sigurisht kështu ruhet gjuha shqipe. Prej arsimtarëve shqiptar, u formua shoqata “Naim Frashri” ku janë mjaft të organizuar me prindërit e fëmijëve dhe të lidhur me Ministrinë e Diasporës së Kosovës e cila dërgon mjetet mësimore sipas kërkesave.
Si i mbani lidhjet me atdheun?
Me pyesni si i mban atdheu lidhjet me ju Do thoja sa i mban atdheu me ne sepse ne më shumë i mbajmë me njeri tjetrin ku shkëmbejmë eksperienca të ndryshme. Ja një rast konkret sot (6 shkurt 2017), ku Nana Loke e kombit, Vitore Stefa Leka që është një nyje lidhëse për bashkimin e solidaritetin mes shoqatave të diasporës, më prezantoi me një shoqatë mjaftë të njohur dhe aktive , shoqata “ILIRIA në Koper të Sllovenisë me president zotin Heset Ahmeti , ku unë me dy pjesëtar nga shoqata e së bashku me Nana Loken , u nisëm nga Vjena e mbasi bëmë një vizitë në shtëpinë e zonjës Vitore, u nisëm për në Slloveni ku na priste zoti Heset dhe shkëmbyem mendime dhe eksperienca të ndryshme për vazhdimësi e bashkëpunim të mëtejshëm.
Cilat janë aktivitete kryesore që zhvilloni dhe si është mënyra e organizimit?
Shoqata, “12 Qershori” merret me organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Ne jemi organizatë kulturore artistike dhe si aktivitete kryesore i kemi vallëzimin, këngët dhe poezinë. Çdo vit ne bëjmë përgatitje për kremtimin e datave të shënuara historike shqiptare siç janë 28 Nëntori dhe 17 Shkurti. Ne organizojmë koncertet më të mëdha shqiptare në Austri për nder të këtyre datave. Po ashtu “12 Qershori” luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e komunitetit shqiptar këtu në Vjenë, mbështet shqiptarët në aftësime të ndryshme profesionale në mënyrë që sa më lehtë të inkuadrohen në shoqëri.
Me cilat shoqata shqiptare në Europë bashkëpunon shoqata juaj?
Gjatë dhjetëvjeçarit kemi shkëmbyer eksperienca e bërë vizita në disa shoqata në diasporë. Mbresëlënëse ka qene vizita në Berlin në Festivalin e Diasporës (viti 2006 dhe 2009) ku kemi qenë të ftuar nga miku ynë gazetari i njohur Hajriz Mamaj si dhe me shoqatat “Shqiponja” dhe “Oda shqiptare” në Berlin. Kemi lidhje me shoqatën “Jehona shqiptare” në Shqipëri me presidente Mira Korançe ku morëm pjesë dhe në festivalin folkloristik të fëmijëve dhe u vlerësuam me vendin e parë. Tashmë “12 Qershori” çdo vit është pjesëmarrëse në Festivalin Kombëtar “Jehona Shqiptare” në Shqipëri ku edhe u mundësojmë fëmijëve vizitë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kjo i afron shumë artistët tanë të lidhen më shumë me rrënjët e veta dhe të rrisin dashurinë për kombin, gjuhën dhe kulturën. Zonja. Mira Korançe ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Si jeni njohur me Vitore Stefa Lekën dhe cili është bashkëpunimi me të?
Më pyesni ku e njoha Nana Loken? E kush shqiptar apo shoqatë nuk e njeh fizikisht apo virtualisht, Vitore Stefa Lekën? Nana Lokja në 26 vjet emigracion e ka prezantuar me fakte veten e saj, jo vetëm si shkrimtare apo poete, por mbi të gjitha si një humane e madhe për bamirësitë që ka bërë dhe ndihmat gjatë luftës së Kosovës e Maqedonisë. Në shtëpinë e saj u habita vetëm nga mirënjohjet, dekoratat apo falënderimet që i kishin mbushur faqet e mureve në vite të ndryshme, duke filluar nga viti 1991 e deri tani nga gjithë diaspora nga Australia e largët e nga Argjentina, ku nga Europa nuk diskutohet. Unë personalisht e njohe si aktiviste dhe një nyje të fortë lidhëse mes shoqatash shqiptare për bashkimin e shpirtit shqiptar dhe e konsideroj jo vetëm mike por si një Nënë të dytë.
Kush është aktiviteti i radhës dhe çfarë qëllimi kanë këto aktivitete?
Shoqata se fundi është në përgatitje të festave kombëtare te radhës dhe të tjerat i lemë surprizë.
Përse keni studiuar?Ju jeni dhe koreografe, ky është profesioni juaj apo është hobi?
Hobi im është koreografia dhe pasoni për të krijuar. Gjatë 10 viteve kam realizuar disa programe dhe shfaqje me valle të ndryshme shqiptare nga të gjitha trevat.