Sllovenët, humor me Melania Trump: Gjene sllovene, por operacione plastike shqiptare
Një emision humoristik ka publikuar një video-mesazh qesharak, drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, të cilit i bëjnë thirrje që të vizitojë atdheun e bashkëshortes së tij.
Ata bëjnë një përshkrim të vendit, por edhe të Melanias, të cilën e cilësojnë si një femër të bukur si sllovenët, por me operacione plastike si shqiptaret.
E përbashkëta e këtyre xhirimeve është se ato imitojnë mënyrën se si Trump flet dhe tallen me qëndrimet e tij politike dhe skandalet teksa e lusin presidentin që nëse dëshiron që Amerika të jetë në vendin e parë, atëherë shteti i tyre Sllovenia të jetë i dyti.
“Melania është një grua e mrekullueshme, e cila ka gjinj të shkëlqyeshëm, gjene të pastërta sllovene, por e mbushur me plastikë shqiptare”, thuhet ndër të tjera në video.