Albspirit

Media/News/Publishing

Sot Franca vendos nëse do t’ia dorëzojë Serbisë, Ramush Haradinajn

Sot në Colmar të Francës, Gjykata e Apelit e këtij qyteti merr vendimin për lëshimin në liri ose dorëzimin në Serbi të ish-kryeministrit të vendit dhe ish–komandantit të zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Seanca fillon në orën 14.

Avokati mbrojtës i tij Haradinajt, Arianit Koçi, mbrëmë për Koha.net ka thënë se pret lirimin e tij.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga polica franceze në aeroportin e Bazelit me fletë arrestin e Serbisë të vitit 2004.

Please follow and like us: