Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, forcat detare “luftë” në ujërat kufitare
Agjencia e lajmeve “Anadolu” ka transmetuar një video të re në brigjet e ishullit Imia të Turqisë, në të cilën shfaqet një anije greke e rojës bregdetare duke u afruar në port, por forcat turke i kanë kërkuar të largohet. Gjatë videos dëgjohen autoritetet turke duke thënë në radio se anija greke ndodhet në ujërat territoriale turke dhe për këtë duhet të largohet menjëherë.
Ndërkohë ekuipazhi grek ka deklaruar se ishte anija turke ajo që kishte hyrë në ujërat territoriale.
Sipas agjencisë “Anadolu” anija greke u larguar pas 10 minutash.
Kjo erdhi si vazhdim i situatës së ndodhur ditën e mërkurë kur në ishullin grek Panagia janë parë disa avion turk duke fluturuar sipër tij si dhe rojet bregdetare turke.
Ky ishull është ngritur një njësi ushtarake si dhe vizitohet nga njerëz për tempullin e shenjtë që ndodhet aty.